Lajme Zone
Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti dhe e futi në dhé
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti dhe e futi në dhé

Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet prej më shumë se 18 muajsh në burgun e Durrësit. Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se bashkia më e madhe në vend aktualisht “nuk ka kokë”, duke e cilësuar situatën si një “eksperiment social, politik dhe ekonomik”. Një deklaratë e fortë nga kryeministri, i cili dikur e promovonte Veliajn si një prej figurave më të rëndësishme politike të Partisë Socialiste.

Rama nuk kurseu as ironinë ndaj ish-kryebashkiakut, duke e përshkruar si një “talent të madh politik që nuk e mbajti dot peshën” e pushtetit. “Pushteti është një kafshë e përbindshme, la ngënë e ka futur nën vete shumë burra”, tha Rama, në një nga komentet më të drejtpërdrejta të tij për Veliajn. Në thelb, kryeministri e paraqet tashmë ish-aleatin e tij politik si një figurë që u mposht nga vetë pushteti dhe u fut në dhé që dikur e ngriti në majën e drejtimit të kryeqytetit.

Deklarata vjen në një moment kur Bashkia e Tiranës është përfshirë në zhvillime të njëpasnjëshme politike dhe institucionale, me dorëheqje dhe shkarkime të disa prej drejtuesve të lartë. Përplasja politike mes Ramës dhe Veliajt duket se ka hyrë në një fazë të re, ndërsa kryeministri, me një dozë të dukshme ironie, pranon publikisht se kryeqyteti po përballet me një situatë të pazakontë: një bashki që, sipas tij, po përpiqet të funksionojë “pa kokë”.