Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama u largua dje nga zyra si një mi”/ Protestuesi: Aktivistët e arrestuar të lirohen urgjentisht! Ajo sjellje ndaj protestuesve paqësorë nuk ndodhi as me Ergys Agasin


“Edi Rama u largua nga zyra si një mi”, kështu u shpreh një qytetar në protestën para Kryeministrisë.

“Edi Rama u largua nga zyra si një mi”, kështu u shpreh një qytetar në protestën para Kryeministrisë. Për 95 ditë me radhë qytetarët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. “Në komisariatin 3 kanë ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj njerëzve që protestuan në mënyre paqësore. Kërkonim vetëm lërimin e vëllezërve tanë. Duhet të lirohen urgjentisht. Ajo sjellje që ka ndodhur me protestues paqësore nuk ndodh me kriminelët, nuk ndodh me Ergys Agasin, ata policë që i nxorën foto u dhunua, kurse policët që dhunuan mbrëmë aktivistët nuk ju prek një qime. Edi Rama ditët e tua janë të numëruara”, u shpreh një tjetër qytetar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb