Lajme Zone
“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, protestuesit marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, protestuesit marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë

Pas fjalimeve dhe marshimit rreth e qark Kryeministrisë, aktivistët kanë njoftuar se protesta do të zhvendoset drejt Bllokut të Sigurisë, aty ku mbahen 14 personat e arrestuar pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë.

Pas “rrethimit” të Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Bllokut të Sigurisë, duke kërkuar lirimin e 14 të arrestuarve pas tensioneve të një dite më parë. Pas fjalimeve dhe marshimit rreth e qark Kryeministrisë, aktivistët kanë njoftuar se protesta do të zhvendoset drejt Bllokut të Sigurisë, aty ku mbahen 14 personat e arrestuar pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë.

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, ishte thirrja që shënoi nisjen e marshimit, ndërsa protestuesit u larguan nga zona përpara selisë së qeverisë për të vijuar revoltën në rrugët e kryeqytetit.

Në fokus të protestuesve sot janë edhe 14 të arrestuarit e një dite më parë. Aktivistët kërkuan lirimin e tyre, ndërsa kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar marshimin, ndërsa përgjatë rrugës janë dëgjuar thirrje si “Dorëheqje”, “Rama burg, Berisha burg” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protestuesit vijojnë kështu revoltën e tyre në ditën e 95-të, duke e zhvendosur tubimin nga sheshi përpara Kryeministrisë në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

Marshimi ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit në akset ku po kalojnë protestuesit, ndërsa qytetarët vijojnë lëvizjen sipas itinerarit të paralajmëruar nga aktivistët.

Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se protestuesit do të ndiqnin një itinerar të caktuar, qytetarët janë rikthyer drejt Kryeministrisë, për të vijuar marshimin drejt Bllokut të Sigurisë, ku mbahen 14 të arrestuarit.

Pas përfundimit të këtij marshimi, protestuesit pritet të rikthehen sërish përpara Kryeministrisë, aty ku nisi edhe protesta e kësaj të mërkure dhe ku gjatë mbrëmjes janë mbajtur fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet largimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndërsa zhvillimeve të kësaj të mërkure u është shtuar edhe kërkesa për lirimin e 14 personave të arrestuar pas tensioneve të një dite më parë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Pa rini nuk ka Shqipëri!”/ Studentët zbresin në shesh, mbështesin revoltën qytetare 2 Shtator 2026, 20:5820:58Aktualitet “Policia gaboi që vuri dorë mbi qytetarët”, aktivisti: Nuk të lëmë të tallesh me ne! 2 Shtator 2026, 20:5320:53Aktualitet Nga Amerika Latine te Shqipëria, si DEA po ndërton frontin global kundër narkotrafikut 2 Shtator 2026, 20:4320:43Aktualitet “Dje u detyrua të ikë si mi”, protestuesi sfidon Ramën: Të largohet me avion e të mos kthehet më 2 Shtator 2026, 20:3620:36Aktualitet "Bandë hajdutësh që kanë marrë peng shtetin", qytetari-Ramës: Nuk je kryeministri ynë! 2 Shtator 2026, 20:2820:28Aktualitet Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive 2 Shtator 2026, 20:1920:19Aktualitet