Lajme Zone
Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë në linjën e parë të reagimit për përballimin e situatave emergjente në vend, me fokus të veçantë mbrojtjen nga zjarret.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë në linjën e parë të reagimit për përballimin e situatave emergjente në vend, me fokus të veçantë mbrojtjen nga zjarret. Sipas kreut të qeverisë, ky hap synon ndërtimin e një modeli të ri ku institucionet, sektori publik dhe qytetarët bashkëpunojnë ngushtësisht, sipas përvojave dhe standardeve më të mira të vendeve europiane. “Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente, sidomos në raste zjarresh Janë punonjës të kompanisë publike Illyrian Guard, që zgjodhën të marrin këtë përgjegjësi, duke dëshmuar se vullnetarizmi, solidariteti dhe përgatitja janë vlera që e bëjnë Shqipërinë më të fortë dhe më të sigurt Po ndërtojmë një model ku institucionet, sektori publik dhe qytetarët bashkëpunojnë, ashtu si në vendet më të përparuara europiane”, shkruan Rama.