Lajme Zone
Rama tenton të lajë duart me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim
PolitikëPamfleti

Rama tenton të lajë duart me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

"Mua më kanë bërë shumë afërsi ose shumë rrëfenja me afërsitë. Afërsia me mua, me një njeri apo tjetrin, nuk është në funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi që flasin në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar ndonjëherë njeri të flasë në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim. Patjetër që mua më vjen keq kur gjendem në situatën kur dikush, me të cilin kam pasur një marrëdhënie njerëzore, për një arsye a tjetër, ekspozohet si një njeri që ka probleme me ligjin. Por ama, nga ana tjetër, jam krejtësisht i çliruar dhe pa asnjë problem, përtej keqardhjes, edhe për veten në një farë mënyre, sepse secili atje është përballë ligjit me veten dhe avokatët e vet", tha Rama gjatë intervistës me Rudina Xhungën.

Edi Rama dhe Ergys Agasi Rama theksoi se nuk ka autorizuar asnjëherë askënd të flasë apo të bëjë punët e shtetit në emrin e tij... Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për raportin e tij me Ergys Agasin, pas arrestimit të këtij të fundit pak javë më parë. Rama tha se marrëdhëniet personale apo fotografitë me persona të ndryshëm nuk përbëjnë funksion publik dhe nuk u japin atyre të drejtën të flasin apo të veprojnë në emër të tij.

"Mua më kanë bërë shumë afërsi ose shumë rrëfenja me afërsitë. Afërsia me mua, me një njeri apo tjetrin, nuk është në funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi që flasin në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar ndonjëherë njeri të flasë në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim. Patjetër që mua më vjen keq kur gjendem në situatën kur dikush, me të cilin kam pasur një marrëdhënie njerëzore, për një arsye a tjetër, ekspozohet si një njeri që ka probleme me ligjin. Por ama, nga ana tjetër, jam krejtësisht i çliruar dhe pa asnjë problem, përtej keqardhjes, edhe për veten në një farë mënyre, sepse secili atje është përballë ligjit me veten dhe avokatët e vet", tha Rama gjatë intervistës me Rudina Xhungën. I pyetur se përse nuk reagon kur persona të tillë dihet që flasin në emër të tij, Rama përsëriti se nuk ka autorizuar asnjëherë askënd të flasë apo të bëjë punët e shtetit në emrin e tij dhe se nuk mund të merrej me të gjithë ata që e pretendojnë një gjë të tillë, duke larë një herë e mirë duart me marrëdhënien e tij me Agasin. "Në emrin tim kush nuk flet. T’i hysh kësaj: “Pse fole në emrin tim?”, i bie të mos bësh asnjë punë tjetër. Unë mendoj që njerëzit që më njohin e dinë që në emrin tim nuk flet dot njeri. Ata që nuk më njohin dhe mendojnë se të tjerë flasin në emrin tim, më vjen keq për ta. Por të gjithë duhet ta dinë se në emrin tim unë flas vetë", përfi Rama. rama agasi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Gjergj Luca, “mbreti” i pronave me 1 euro/ Rudina Xhunga ja plas të vërtetat hapur Ramës, Babloku mburojë e trafikantit 11 Shtator 2026, 22:4622:46Politike Përplasja për pagat e magjistratëve, Braçe: Kallëzimi i Malajt në SPAK, vetëgjyqësi! Buxheti nuk është për teka 11 Shtator 2026, 22:3422:34Politike Ahmetaj i nxori të palarat, Rama hidhet në sulm dhe nis justifikimet: Investova në një maskë karnavalesh 11 Shtator 2026, 22:1422:14Politike Pastrimi i parave të pista në kulla, Rama: Këto gjëra ndodhin edhe në Amerikë, Britani e Spanjë! 11 Shtator 2026, 22:0922:09Politike Rama flet për marrëdhënien me Metën: Ndiej keqardhje për mënyrën si e përfi karrierën politike 11 Shtator 2026, 21:3321:33Politike Rama parashikon lëvizjet e SPAK-ut: Goditjet e njëpasnjëshme do të marrin fund 11 Shtator 2026, 21:2521:25Politike