Lajme Zone
“Rama tenton të anashkalojë “elefantin në dhomë”/ Enno Bozdo: Makiazhet si “Besa” apo “Rilindja 2.0” nuk ia zbeh vjedhjet. Mafia e krimi…
PolitikëBalkanWeb

“Rama tenton të anashkalojë “elefantin në dhomë”/ Enno Bozdo: Makiazhet si “Besa” apo “Rilindja 2.0” nuk ia zbeh vjedhjet. Mafia e krimi…

Në një reagim në Facebook, Ennp Bozdo komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, gjatë ditës së sotme.

Në një reagim në Facebook, Ennp Bozdo komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, gjatë ditës së sotme. Ai thekson se kryeministri po tenton të zbehë skandalet madhore të kësaj qeverie me “makiazhe si “Besa” apo “Rilindja 2.0.”

Reagimi në Facebook i Enno Bozdo, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama Nuk e di sa nga ju e dëgjuan sot fjalimin e Kryeministrit. Një përpjekje e lodhur për të anashkaluar “Elefantin në Dhomë”!

Sepse kur e dëgjon kryeministrin që flet, të krijohet përshtypja sikur jetojmë në dy universe paralele, në dy Shqipëri ku njëra i përket Edi Ramës, dhe tjetra neve, shqiptarëve të cilët kanë 13 vite që protestojnë. Ndërkaq, përpjekja për të na bindur se pakënaqësia, pamundësia dhe vështirësitë që ndeshim çdo ditë na qenkan thjesht një “përjetim” i yni, apo se na qenkan rritur pritshmëritë tona, është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet inteligjencës sonë. Nuk ka asgjë të imagjinuar te çmimet e ushqimeve dhe të jetesës që kanë prekur stratosferën, duke e kthyer blerjen e ushqimeve bazë në një makth për familjet e ndershme.

Asnjë retorikë për “ndryshime epokash” nuk e fsheh dot faktin që ekonomia po rrënohet, ndërkohë që mafia dhe krimi i organizuar pastrojnë ditën për diell paratë e pista nëpër kulla dhe ndërtime betoni që kanë marrë peng hapësirat tona.

Ky nuk është një perceptim i gabuar i shoqërisë; është dëshmia e dhimbshme e një qeverisjeje që ka zgjedhur krimin si aleatin e saj të vetëm të besueshëm.

Të dëgjosh Kryeministrin të ankohet për arrogancën e administratës dhe të propozojë veten si shpëtimtar, ndërkohë që ndan pushtetin me ata që dhunuan dhe vodhën zgjedhjet, është vërtet tallje me të gjithë ne.

Kur vota blihet, shantazhohet dhe tjetërsohet nga bandat në terren, asnjë qeveri nuk mund të prodhojë më pas zgjidhje për njerëzit e thjeshtë, sepse faturën ua ka barxh atyre që e mbajnë në pushtet me forcë e me para të zeza.

Ndaj, të shpikësh sot terma si “Besa” apo makiazhe si “Rilindja 2.0” nuk e mbulon dot thelbin e së vërtetës. Ai thjesht po përpiqet të kërkojë kohë dhe t’i faturojë dështimet e tij tek nëpunësit e thjeshtë. Por burimi i këtij rrënimi nuk është te sporteli; është lart, aty ku shteti është dorëzuar para interesave të një grushti njerëzish. Shqiptarët nuk kanë nevojë për regji dhe aktrim. Kanë nevojë për një shtet që nuk i vjedh dhe një vend të çliruar nga ata që po i marrin frymën.

Shqiptarët kanë nevojë të clirohen nga Edi Rama, e më pas të votojnë të lirë, pa presion dhe pa shantazh, kë ua do atyre zemra! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb