Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe…


Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestat masive në vend, ku prej 3 muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në News24, Hoxha theksoi se protestuesit duhet të jenë më të vendosur dhe më shumë në numër, që të ‘frikësojnë’ Ramën.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestat masive në vend, ku prej 3 muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në News24, Hoxha theksoi se protestuesit duhet të jenë më të vendosur dhe më shumë në numër, që të ‘frikësojnë’ Ramën. Ai tha se gjasat që Rama të japë dorëheqjen, është njësoj sikur Ergys Agasi të pranojë të bëhet i penduar i drejtësisë. “Protestuesit, ata që dalin atje duhen përgëzuar që e mbajtën për më shumë se tre muaj ndezur një protestë si asnjëherë tjetër në historinë e vendit. Pra kjo është një kjo është një patjetër një arritje shumë e madhe. Po së dyti, protesta vërtetë nuk e ka më energjinë, madhësinë, mbështetjen që kishte në muajin e parë për shumë arsye dhe shpresohet shumë që në mesin e shtatorit të rivitalizohet me ardhjen dhe e studentëve. Pra kjo është një gjë tjetër e cila mbetet ta shohim. E treta, qeveria gjatë kësaj kohe, sepse ju dha shumë kohë dhe gjëja që kam pasur frikë nga kjo protestë është tejzgjatja e saj pa patur një plan të qartë. Qeveria ka tentuar t’i përçajë, po t’i denigrojë, t’i sulmojë, t’i fusë në konflikt me njëri-tjetrin. Të gjitha këto po i bën pak nga pak, ditë për ditë, t’i demaskojë, t’i diskreditoj, t’i bëjë presion. Pra kjo qeveri e di, e pa që çfarë të bënte algoritmi kur e ke kundër dhe bëri të gjitha lëvizjet për ta kthyer algoritmin në krahun e vet. Protestuesit duhet ta kuptojnë që fuqia e tyre vjen nga të qenurit numerikisht shumë. Në rast se ata shkojnë te Kuvendi 10.000 000 veta, nuk ka polic që del përpara atyre në rast se ata e rrethojnë Kryeministrinë. Dhe polic Ceni dhe Nazmiu të vijë nga Durrësi, se mbajnë dot. Ky kryeministër nuk e njeh bisedimin, nuk e njeh dorëheqjen, nuk është as në formimin e tij as në mendjen e tij. Doni të keni sukses? Tregoni fuqinë, se ai nuk njeh gjë tjetër veç fuqisë. Edi Rama nuk e jep dorëheqjen me forma të tjera. Ai ka aq shanse të japë dorëheqjen, sa të bëhet Ergys Agasi, bashkëpunëtor i drejtësisë!”, tha Hoxha. Ai komentoi për moderatoren Nisida Tufa se ardhja e ambasadori të ri amerikan në Tiranë, është me shumë rëndësi.

“Ardhja e ambasadorit të ri, i cili është një ushtarak karriere, i sprovuar, i njohur për karakterin e tij, ushtarak që është përdorur dhe si diplomat për misionet të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara në zona të nxehta të planetit. Sigurisht që kjo është një çështje me shumë interes për shqiptarët dhe për vijimin e marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më tepër kur kemi zgjedhjet lokale përpara ëhë ë kjo është shumë e rëndësishme. Kjo është ngjarje shumë e madhe.”, pohoi gazetari. Duke u ndalur te vizita e Berishës në SHBA, Hoxha tha se kjo është një arritje e tij personale. “Po ngjarja tjetër rikthimi i Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një ngjarje e rëndësishme për Partinë Demokratike. Kryesisht është një arritje për Berishën. Është një arritje personale për zotin Berisha që luftoi pesë vjet pikërisht për këtë gjë. Ai është në fundin e karrierës politike dhe të jetës biologjike dhe nuk donte ëh të largohej pa e patur këtë mundësi. Ai e quante si një njollë të madhe në biografinë e vet këtë gjë dhe me sa duket duke përdorur të gjitha mundësitë. Shiko nëse ka njeri në këtë vend që e di si funksionon Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Sali Berisha dhe ai e arriti këtë gjë. E arriti këtë gjë pra arriti që të marri atë deklaratën. Berisha pra ja arriti qëllimit, e bëri këtë gjë dhe i bëri Shtetet e Bashkuara të lëshonin këtë lloj deklarate. Por kjo thashë është arritje personale për Berishën dhe në Partinë Demokratike, jo për shqiptarët. Shqiptarët kanë të tjera interesa në këtë moment dhe ne më shumë sesa; a do vejë dhe çfarë do bëjë Berisha atje! Na intereson çfarë do bëjmë ne këtu dhe çfarë do bëjë kryeministri i këtij vendi. Ky është halli jonë!”, përfi intervistën Hoxha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Artan Hoxha