Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Rama “sy m’sy” me pensionistin: Rruga do të bëhet, mos vazhdo se do thonë je patronazhist!


Një takim i shkurtër mes kryeministrit Edi Rama dhe 78-vjeçarit Çelnik Shtupalli, banor i fshatit Homçan në Mokër të Pogradecit, është zhvilluar në Tushemisht.

Një takim i shkurtër mes kryeministrit Edi Rama dhe 78-vjeçarit Çelnik Shtupalli, banor i fshatit Homçan në Mokër të Pogradecit, është zhvilluar në Tushemisht.

Gjatë pak minutave të bisedës, Shtupalli i ka përcjellë kryeministrit shqetësimin e tij për gjendjen e rrugës së fshatit, e cila është rreth 4 kilometra e gjatë, duke kërkuar asfaltimin e saj.

Në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli. Rama e pyeti për kërkesën e banorit, ndërsa Xhakolli u shpreh se rruga e Homçanit do të realizohet përpara përfundimit të mandatit.

Në përfundim të takimit pas komplimentit që mori nga i moshuari Rama nuk kurseu as batutat duke i thënë se do të quhet patronazhist nëse vazhdonte. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet