Një i ri pjesëmarrës në protestë ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Duke folur nga protesta, ai tha se në godinën përballë kanë shkelur persona të lidhur me botën e krimit, ndërsa akuzoi institucionet se nuk po përballen me korrupsionin dhe kriminalitetin. “Ditën që McGonigal pranoi se ishte fajtor, rinia jonë ishte e mpirë në festë. Këta na mbajnë me bukë dhe cirk”, u shpreh ai. Sipas protestuesit, situata në vend nuk është thjesht një problem i keqqeverisjes, por lidhet me ndikimin e krimit dhe mafies në shtet. “Ma ka shpifur për shumë gjatë Tirana dhe shqiptarët, sepse ky mostër na sn, nuk na qeveris. Këto protesta janë të vona dhe nuk mjaftojnë. Duhet të kemi ide dhe duhet të zgjasin”, deklaroi i riu. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e institucioneve të rendit dhe efektivitetin e protestave përballë asaj që e konsideron si një sistem të kapur.
“Kush do t’i arrestojë këta policët me 60 mijë lekë rrogë? A mjaftojnë protestat?”, pyeti ai.
Pjesë nga deklarata:
Në këtë godinën këtu kanë shkelur mafiozë dhe këtu është një institucion i mandatuar me votat tona dhe duhet të na hapë derën të gjithëve. Ditën që McGonigal pranoi se ishte fajtor rinia jonë ishte e mpirë në festë. Ditën që pranoi se ishte fajtor për skemën me Ramën rinia ishte e mpirë. Këta na mbajnë më bukë dhe cirk.
Ma ka shpifur për shumë gjatë Tirana dhe shqiptarët, të gjithë ne si komb, sepe ky monstër na sn nuk na qevris, këto protesta janë të vona dhe nuk mjaftojnë, mendoj se duhen ide, te evoluojnë dhe duhet të zgjasin.
Sot sipas të dhënave jemi shtet kartel, ka mafie dhe nuk është thjesht çështje keqqeverisjeje.
Kush do t’i arrestojë këta policët me 60 mijë lekë rrogë? A maftojnë protestat? © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
