Lajme Zone
Rama sulmon sërish protestuesit: Të paudhë që djegin e shkatërrojnë, do ndihmojmë bizneset
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Rama sulmon sërish protestuesit: Të paudhë që djegin e shkatërrojnë, do ndihmojmë bizneset

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat e studentëve, duke lënë të qartë se thirrjet për dorëheqjen e tij nuk do të sjellin largimin nga detyra.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat e studentëve, duke lënë të qartë se thirrjet për dorëheqjen e tij nuk do të sjellin largimin nga detyra.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë u shpreh se e drejta e studentëve për të protestuar do të respektohet dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të tolerohen akte dhune apo shkatërrime, të cilat i cilësoi si veprime që mund të dëmtojnë të ardhmen e vendit.

Rama vijoi akuzat ndaj opozitës, duke pretenduar se pas situatës qëndrojnë edhe interesa të jashtme që, sipas tij, synojnë të pengojnë zhvillimin e Shqipërisë.

Një tjetër çështje e trajtuar në reagimin e kryeministrit ishte dëmi i shkaktuar në bizneset e vogla në Tiranë. Ai bëri të ditur se do të ngrihen grupe për të evidentuar dëmet, ndërsa përmes platformës e-Albania do të vihet në dispozicion një hapësirë e posaçme me emrin “Dëmi im”.

Përmes kësaj dritareje, bizneset e prekura do të kenë mundësi të regjistrojnë dëmet e pësuara dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar dëmshpërblimin.