Lajme Zone
Rama sot në Bruksel, i pranishëm në Forumin e Zgjerimit të BE-së! Takim edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama sot në Bruksel, i pranishëm në Forumin e Zgjerimit të BE-së! Takim edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Kryeministri Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent. Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”. Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. LEXO edhe...Muzika e këngës nacionaliste serbe 'Oj Kosovo, Kosovo' interpretohet në Bruksel në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së (VIDEO) Javën e kaluar kreu i qeverisë mori pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dublin. Teksa u pyet për gazetarët në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama thekosi se nuk ka rrugë tjetër për anëtarësimin përveç procesit të bazuar në merita. Duke folur për rolin e Shqipërisë në diskutimet evropiane, kryeministri theksoi se vendi ynë e njeh peshën e tij dhe nuk synon t'u japë leksione të tjerëve. “Ne jemi shumë të vegjël dhe e dimë vendin tonë, ndaj nuk na takon t'u japim leksione të tjerëve apo të përfaqësojmë të gjithë. Unë jam më i gjati, por drejtoj një vend shumë të vogël. Nuk bëhet fjalë për gjatësinë time, por për peshën e vendit”, u shpreh Rama më 12 nëntor. lajm në përditësim... Xh.K/ReportTv.al edi rama integrimi ne be Bruksel Antonio Costa Roberta Metsola Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.2% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.2% Vota total: 3333 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?