Lajme Zone
Rama shtron sërish tryezën e betonit për dialog
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama shtron sërish tryezën e betonit për dialog

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një tjetër ftesë për dialog protestuesve, duke vendosur sërish përpara Kryeministrisë një tryezë betoni me letra të bardha, ku shkruhet fjala “Dialog”. Kreu i qeverisë e ka shoqëruar videon e publikuar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”, duke përcjellë edhe një herë mesazhin e tij për zhvillimin e një dialogu me protestuesit.Që prej nisjes së protestave, Rama u ka b

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një tjetër ftesë për dialog protestuesve, duke vendosur sërish përpara Kryeministrisë një tryezë betoni me letra të bardha, ku shkruhet fjala “Dialog”. Kreu i qeverisë e ka shoqëruar videon e publikuar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”, duke përcjellë edhe një herë mesazhin e tij për zhvillimin e një dialogu me protestuesit.Që prej nisjes së protestave, Rama u ka bërë vazhdimisht thirrje protestuesve për t’u ulur në tryezën e dialogut dhe për të diskutuar kërkesat e tyre me mazhorancën. Në ditët e para të protestës u raportuan edhe episode dhune ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private. Megjithatë, pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit, palët nuk kanë arritur deri më tani të nisin një proces dialogu.

Protesta vijon tashmë në ditën e saj të 17-të, ndërsa ftesa e fundit e Ramës është refuzuar nga protestuesit. Ndërkohë, në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një fushatë në platformën GoFundMe, e paraqitur si një mënyrë për të mbështetur protestuesit, ku janë ngritur pretendime për financimin e dhunës. Zhvillimet vijnë në një kohë kur përplasjet mes qeverisë dhe protestuesve vijojnë, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një mundësi për dialog mes palëve.