Një nga protestuesit në tubimin antiqeveritar ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke kritikuar mënyrën e përdorimit të fondeve publike dhe mungesën e transparencës. Ai deklaroi se qeveria shpenzoi 4.2 milionë euro për koncertin, ndërsa, sipas tij, nuk jep llogari për çështje të tjera që lidhen me administrimin e parave publike. “Nuk bëjnë transparencë, ashtu si nuk ka transparencë për mënyrën se si u ble shtëpia 140 mijë euro. Na quajnë palaço, por ne protestojmë paqësisht, jo si Balla dhe Rama më 21 janar”, u shpreh protestuesi.
Ai ngriti gjithashtu shqetësime për projektet infrastrukturore, duke përmendur rrugën Elbasan–Librazhd, për të cilën tha se është shkatërruar, si dhe Aeroportin e Vlorës, që sipas tij rrezikon të përfjë në arbitrazh. Në përfundim, protestuesi akuzoi kryeministrin se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna kur mori pushtetin, duke shtuar se “Rama erdhi me premtime të mëdha, por largoi 95 për qind të shqiptarëve”. Ai theksoi se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore, duke kërkuar ndryshim politik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
