Lajme Zone
'Rama, shah-mat me Ballukun', Bardhi pas Asamblesë së PS: E ka mbrojtur me kartona në Parlament, është peng i saj! Sado të përpiqet t'i lajë duart, s'mund ta fshehë përgjegjësinë e tij
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Rama, shah-mat me Ballukun', Bardhi pas Asamblesë së PS: E ka mbrojtur me kartona në Parlament, është peng i saj! Sado të përpiqet t'i lajë duart, s'mund ta fshehë përgjegjësinë e tij

Kur sot u mblodh Asambleja e PS-së, ku u morën disa vendime të rëndësishme, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama është kapur 'shah-mat' me rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se sado që kryeministri të përpiqet të 'lajë duart', nuk mund të fshehë përgjegjësin

Kur sot u mblodh Asambleja e PS-së, ku u morën disa vendime të rëndësishme, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama është kapur 'shah-mat' me rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se sado që kryeministri të përpiqet të 'lajë duart', nuk mund të fshehë përgjegjësinë e tij për atë që ai e cilësoi si operacion politik të mbrojtjes së Ballukut nga Drejtësia. LEXO edhe...Bjorn Runa: Më shumë dramë për ‘kush’ sesa për ‘çfarë’ Duke kujtuar votimin në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Bardhi shprehet se kryeministri Rama e mbron Ballukun jo përmes fjalëve, por përmes kartonave në parlament. Teksa thekson se Rama mund të jetë peng i Ballukut, Bardhi thotë se kryeministri mund të jetë në pazar me segmente të caktuara të SPAK-ut për të ndarë pushtetin e korruptuar. Reagimi i Bardhit: EDI RAMA, SHAH-MAT ME BELINDA BALLUKUN Në rastin e Belinda Ballukut, Edi Rama është kapur shah-mat. Sado të përpiqet të lajë duart, nuk mund të fshehë përgjegjësinë e tij për operacionin politik të mbrojtjes së Belinda Ballukut nga drejtësia. Nuk duhen fjalët e Edi Ramës për të zbuluar mashtrimet e tij. Mjaftojnë veprat. 82 vota të shumicës së tij qeverisëse, më 12 mars 2026, refuzuan kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut. Kjo është avokatia e Edi Ramës për Belinda Ballukun: jo me fjalë, por me kartonë në Parlament. Këtë vendim e ka evidentuar edhe Komisioni Europian në raportin e fundit për Shqipërinë, duke ngritur shqetësime serioze për kontrollin dhe balancën ndërmjet pushteteve, si dhe për respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit. Edi Rama mund të jetë peng i Belinda Ballukut. Mund të jetë në pazar me segmente të SPAK-ut për të ndarë pushtetin e korruptuar, por Shqipëria nuk meriton të mbetet peng i tyre. Rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të mbahet peng nga korrupsioni, mbrojtja politike e Belinda Ballukut dhe pazaret e drejtësisë politike. R.Xh/ReportTv.al asambleja e PS Parlamenti PS PD gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 69.1% Të gabuar 24.4% Nuk e di 6.5% Vota total: 291 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?