Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama rrezik për vendin, kapo i trustit të betonit”/ Lubonja ‘skanon’ deklaratat e kryeministrit: I pabesë. Përdor teknika mashtrimi. Vetëm me skandalin e Ballukut…


Analisti Fatos Lubonja në një intervistë në “News24” komentoi zhvillimet e fundit në vend, duke analizuar protestën e mbajtur ditën e sotme para Kuvendit. Protestë në të cilën pati edhe disa të shoqëruar.

Analisti Fatos Lubonja në një intervistë në “News24” komentoi zhvillimet e fundit në vend, duke analizuar protestën e mbajtur ditën e sotme para Kuvendit. Protestë në të cilën pati edhe disa të shoqëruar. Gjatë intervistës, Lubonja tha se deputetët nuk janë të kërcënuar nga protestuesit, por tentohet të tregohet forcë nga qeveria për të trembur dhe ushtruar presion ndaj qytetarëve. “Është një demonstrim force. Është një parti-shtet që ka policinë me vete, për mua edhe gjykatat me vete. Parlamenti është vegël e qeverisë, presidenti vegël e qeverisë, e Edi Ramës. Pra jemi në këtë situatë ku përdorimi i dhunës është jo për t’u mbrojtur, por për të trembur e larguar njerëzit. Skandali me Arben Ahmetaj e Belinda Ballukun…Rama nëse do kishte reflektim vërtet do kishte dhënë dorëheqje sepse ka përgjegjësi morale e politike. SPAK po të thellohet te çështja Balluku dhe inceneratorët, sot duhet të ishte para SPAK duke dhënë shpjegime. Të harrojë edhe besën. Mjafton të shohësh premtimet që u ka dhënë elektoratit. Rama përdor teknika mashtrimi vetëm për të qetësuar situatën. Disa bëjnë kalkulime se ata arkitektët që kanë bërë ato projekte që janë te librin, mund të kenë marrë deri në 60 mln vetëm për projekte që janë bërë. Pra Rama është peng i atyre, edhe sikur të dojë të pendohet. Rama kapo i trustit të betonit në Shqipëri dhe vetëm me këtë sn”, tha më tej Lubonja. Gjithashtu ai nënvizoi se kërkesa e protestuesve është e qartë dhe panegociueshme për largimin e Ramës, ndërsa shton se gjithashtu i është kërkuar edhe SPAK që të hetojë.

“Arroganca, vjedhja, bashkëpunimi me krimin…Rama duhet të ikë”, shtoi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Fatos Lubonja protesta