Lajme Zone
Rama: ‘Revolucioni i flamingove’, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: ‘Revolucioni i flamingove’, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj!

Manipulimi i informacionit është kthyer në një nga kërcënimet më të mëdha për demokracitë moderne. Kryeministri Edi Rama e cilësoi "revolucionin e flamingove" si një shembull të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, duke theksuar se Shqipëria duhet të forcojë rezistencën ndaj sulmeve hibride.

Manipulimi i informacionit nuk vjen më me uniformë, por përmes rrjeteve sociale, videove të rreme dhe fushatave të koordinuara. Kryeministri Edi Rama e krahasoi këtë kërcënim me ‘Kalin e Trojës’, duke thënë se në ditë e sotme nuk duhet me një ushtri për të destabilizuar një vend. Si shembull konkret, ai solli rastin e protestave në Tiranë ose siç njihet ndryshe “revolucioni i flamengove” duke e cilësuar si një rast tipik dezinformimi që sipas tij u shfrytëzua nga aktorë armiqësorë për të goditur vendin tonë. "Duhet të jeni informuar për të ashtuquajturën revolucion i flamingove. Është një shembull i jashtëzakonshëm i një çarje që edhe krijuar, që u bë një mënyrë për të hyrë armiqtë tanë. Ecim me vendosmëri drejt fazës së anëtarësimit në BE, është me rëndësi të forcojmë rezistencën ndaj sulmeve hibride. Sa më afër shkon një vend drejt BE, aq më shumë rreken aktorët e huaj, për të hyrë tinëzisht brenda dhe për të sulmuar. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, tha Rama. LEXO edhe...Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate policinë! Njëri tenton të çajë kordonin, shoqërohet nga efektivët Kryeministri tha se në epokën digjitale fuqia e një shteti nuk matet vetëm me kapacitete ushtarake apo ekonomike, por edhe me aftësinë për të ndryshuar perceptimin publik, për të thelluar ndasitë sociale dhe për të minuar besimin tek institucionet demokratike. "Manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin me uniformën veshur, mbërrin si indinjatë, trend viral, video e falsifikuar, deep fake e një politikani, si një link që çohet në një grup WhatsApp-i nga një person që mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë, flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona, kjo është arsyeja pse është kaq efektiv. Nuk iu duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, vijoi Rama. Kryeministri u ndal edhe te sulmet klibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ka ndërtuar një nga sistemet më të forta të mbrojtjes kibernetike në Europë. Megjithatë, ai nënvizoi se mbrojtja e infrastrukturës shtetërore nuk mjafton nëse qytetarët mbeten të pambrojtur ndaj manipulimit masiv të informacionit. "Sa më afër shkon një vend drejt Bashkimit Europian, aq më shumë rreken aktorët e huaj të hyjnë tinëzisht brenda dhe të sulmojnë. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, tha Rama. Rama tha se forcimi i rezistencës ndaj dezinformimit dhe sulmeve hibride është pjesë e domosdoshme e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri mori pjesë në konferencën "Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit", ku përfaqësues të institucioneve europiane, vendeve aleate, institucioneve shqiptare, medias, shoqërisë civile dhe sektorit të teknologjisë diskutuan mbi sfidat që paraqesin dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja për demokracitë dhe sigurinë europiane. SI.E./ReportTv.al dezinformimi edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 29.9% Nuk e di 7% Vota total: 4659 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?