Lajme Zone
Rama: Qeveria ka nxjerrë mësime nga protestat e “Flamingove”
PolitikëCNA

Rama: Qeveria ka nxjerrë mësime nga protestat e “Flamingove”

Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij në rrjetet sociale, u shpreh se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, por nuk kanë shprehur asnjë kërkesë tjetër dhe as nuk kanë kërkuar të dëgjohen. Ai u shpreh se qeveria ka nxjerrë mësimet e saj nga protestat e atyre që i cilëson si “Revolucioni i Flamingove”, ku tha se të gjitha dokumentet për çështjen e Zvërnecit janë tashmë online. Një tjetër “mësi

Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij në rrjetet sociale, u shpreh se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, por nuk kanë shprehur asnjë kërkesë tjetër dhe as nuk kanë kërkuar të dëgjohen.

Ai u shpreh se qeveria ka nxjerrë mësimet e saj nga protestat e atyre që i cilëson si “Revolucioni i Flamingove”, ku tha se të gjitha dokumentet për çështjen e Zvërnecit janë tashmë online.

Një tjetër “mësim” sipas tij është një ligj për strehimin social që sipas tij do të miratohet së shpejti në Kuvend. “Kam dëgjuar burg, jep dorëheqjen, por nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë tjetër. Nuk më kanë trokitur njëherë të dera. Ti do që unë të iki por si do iki unë. Të paktën hajde më bind pse duhet të iki. Këta klounët jo po nuk kemi reflektuar apo dëgjuar. Jo kemi dëgjuar me shumë kujdes por kemi dalë nga faza e parë e masivitetit të “Flamingove” me mësime. Të gjitha dokumentat dhe e gjithë e vërteta për Zvërnecin janë onlinë, te Pasqyra e Flamingos. Aty ka përgjigje për qindra pyetje.

Para ca javësh, presidenti Trump doli dhe lançoi pasqyrën digjitale me Inteligjencë Artificiale ku njerëzit shkojnë dhe shofin. Me këtë pasqyrë, ku përfshihet dhe e-Albania, halli yt ndiqet si pako postale. Është një ligj në konsultim për strehimin social të përballueshëm. Ne kemi që nga viti 2018, kemi 31 familje në nevojë të mbështetura për strehim.

Ky ligj i ri që do të kalojë së shpejti në parlament, parashikon 2000 kredi me 0% interes për apartamente për cifter e reja apo studentët. Kemi parashikuar mbështetje qeraje për studentët dhe familjet e reja. Kjo ka qenë në programin tonë qeverisë por e kemi akseleruar dhe si rezultat i arsyeve të “Flamingove”. Duhet dialog patjetër, por me kë duhet dialog. Ne kemi në fuqi një pakt me studentët”, tha Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.