Zef Mazi godet vizitën e Von der Leyen: Erdhi për të shuar protestën! Ish Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi Diplomati dhje ish Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme të studentëve kundër kryeministrit Edi Rama që i kërkojnë dorëheqjen.
Në një reagim në rrjete sociale, Mazi shpreh kritika për Bashkimin Evropian, teksa thotë se ka qenë e shurdhër përgjatë muajve të protestës paqësore.
Ai thekson se kaosi që po mbizotëron në Shqipëri ka “një emër dhe një rrugëdalje”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se duhet të dëgjojë zërin e popullit dhe të veprojë në përputhje me rrethanat.
Sipas tij, sa më gjatë të vazhdojë ky kaos, aq më e madhe do të jetë dhimbja.
“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën, thjesht e turpshme, BE ka qenë e shurdhër në mënyrë të papërgjegjshme për 5 muaj, është e parëndësishme. Kaosi në Shqipëri ka një emër dhe një rrugëdalje – dëgjo zërin e popullit, vepro në përputhje me rrethanat. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më keq, rezultati do të jetë i njëjtë, por dhimbja do të jetë më e madhe.”, shkruan ai. Von d Leyen visit to Alb was to kill protest,simply shameful, EU has been irresponsibly deaf for 5 months,it's irrelevant. Alb chaos has one name & way out-listen to popular voice, act accordingly.The longer it goes on, the worse,result will be the same but the pain greater.
— Zef Mazi (@MaziZef) October 17, 2026 Ndërkohë mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama refuzoi dorëheqjen dhe tha se misioni i tij është që Shqipëria të ecë përpara dhe të qëndrojë me kokën lart.
Duke komentuar protestat dhe thirrjet për t’i hapur rrugë rinisë, Rama paralajmëroi se pas kësaj mund të vijë e kaluara, ndërsa nënvizoi se në lojë nuk është pushteti i tij, por tryeza e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Kjo drejtësi ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm. Thonë që jam arrogant, çfarë arrogance!Unë jam 24 orë në 24 dhe unë kam një mision, që Shqipëria të qëndrojë me kokën lart.Ka shumë që thonë: ‘Hapi rrugën rinisë’, por çfarë vjen pas kësaj? Vjen Shqipëria në BE apo, pas kësaj, vjen e kaluara, për të cilën ne e kemi paguar atë haraç?Kaosi i dezinformimit. Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone janë viktima të kllounëve që u tregojnë paranë në Instagram, bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen të pavlerë sepse nuk kanë iPhone.Të jemi të qartë, nuk është çështje e pushtetit tim. Dikur kam pasur dëshirë të takoja të mëdhenjtë e kësaj bote. I kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote dhe i kam parë në sy. Nuk kam më asnjë dëshirë të udhëtoj për këtë pushtet.Është e kotë të flas për këtë. Nuk është pushteti im në lojë, por tryeza e negociatave.”, tha Rama. Edi Rama refuzon dorëheqjen: Jam në mision, nuk ka kush vjen më mirë pas meje
18 Tetor, 09:04 zef mazi godet vizitën e von der leyen rama proetsta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama justifikon përdorimin e plumbave të gomës: Nuk bëhet balet aty! RENEA do të dalë sërish 18 Tetor 2026, 09:1309:13Politike Edi Rama refuzon dorëheqjen: Jam në mision, nuk ka kush vjen më mirë pas meje 18 Tetor 2026, 09:0209:02Politike Rama: Studentët janë kokë boshë! Pas protestës fshihet Antifa 18 Tetor 2026, 08:5908:59Politike Rama në kërkim të “dorës së huaj”, sulmon mediat: Kllounë, Berisha, Rusia dhe Irani janë fajtorët e dhunës 18 Tetor 2026, 08:5008:50Politike Rama kërkesë protestuesve: Më bindni se pse duhet të iki! 18 Tetor 2026, 08:4708:47Politike Rama nuk lëshon karrigen e kryeministrit: Kush nuk do PS në pushtet, po bën protestat e dhunshme 18 Tetor 2026, 08:3608:36Politike

