Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një fluks prej 300 mijë pasagjerësh vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndërsa ka njoftuar edhe vijimin e punimeve për zgjerimin e aeroportit. LEXO edhe...Greta Thunberg në protestën në Tiranë, ironizon Balla: Paska ardhur për të na mbrojtur nga imperalizmi! Klikimet u morën, tani avioni dhe hipokrizia e radhës (VIDEO) Sipas Ramës, punimet po zhvillohen gjatë orëve të natës, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve. Kryeministri bëri me dije se ndërhyrjet për zgjerimin e aeroportit pritet të përfjnë më 27 nëntor. “Mirëmëngjes dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfjnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Xh.K/ReportTv.al edi rama aeroporti i rinasit Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.8% Jo 29.3% Nuk e di 8.9% Vota total: 1790 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

