Lajme Zone
Rama publikon pamjet nga Tale-Lezhë: Infrastrukturë e re për lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin e turizmit
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama publikon pamjet nga Tale-Lezhë: Infrastrukturë e re për lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin e turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Tale, në Lezhë, ku është ndërtuar një tjetër segment i infrastrukturës rrugore moderne.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Tale, në Lezhë, ku është ndërtuar një tjetër segment i infrastrukturës rrugore moderne.

Sipas mesazhit të kryeministrit, investimi synon t’i japë një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës, duke përmirësuar aksesin drejt zonave turistike dhe duke krijuar kushte më të mira për vizitorët.

“Tale, Lezhë – Një tjetër infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhë”, shkruan Rama. Tale është një nga zonat bregdetare të Lezhës me potencial turistik, ndërsa përmirësimi i infrastrukturës rrugore konsiderohet një element i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Publikimi i pamjeve nga Rama rikthen në vëmendje investimet infrastrukturore në zonat turistike të vendit, me fokus përmirësimin e aksesit dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Edi RamaLezhëtale