Lajme Zone
Lezha ‘vuan’ për drita, rrjeti elektrik i amortizuar! Këshilli Bashkiak dhe Ndreu i kërkojnë llogari OSHEE-së
PolitikëReport TV

Lezha ‘vuan’ për drita, rrjeti elektrik i amortizuar! Këshilli Bashkiak dhe Ndreu i kërkojnë llogari OSHEE-së

Përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së pranuan problematikat e ngritura gjatë interpelancës, duke bërë të ditur se pritet të realizohen një sërë investimesh në zonat rurale.

Problemet e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në Lezhë u bënë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku në interpelancë ishin thirrur drejtues të OSHEE-së. Këshilltarët bashkiake te PS dhe PD ngritën shqetësimin për ndërprerjet e energjisë, veçanërisht në zonat rurale, ku rrjeti elektrik eshte i amortizuar. Problematika ka edhe ne zonat ku jane kryer investime vitet e fundit. LEXO edhe...Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO) Në të njëjtën linjë eshte kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili e cilësoi situatën e rrjetit elektrik në Lezhë të degraduar dhe te lene qellimisht ne kete gjendje. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së pranuan problematikat e ngritura gjatë interpelancës, duke bërë të ditur se pritet të realizohen një sërë investimesh në zonat rurale. Ndërprerjet e energjisë elektrike vijojnë të mbeten një shqetësim i përsëritur për banorët e zonave rurale të Lezhës, ku amortizimi i rrjetit dhe defektet e shpeshta po penalizojnë qindra familje e bizneset. R.Xh/ReportTv.al Lezhe energjia elektrike rrjeti elektrik pjerin ndreu OSHEE Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.1% Asnjërin 21.1% Vota total: 431 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?