Lajme Zone
Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)
KulturëReport TV

Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka promovuar Nepravishtën, në zonën e Libohovës, duke ndarë në rrjetet sociale një guidë vizuale me tetë ndalesa që ftojnë vizitorët të zbulojnë historinë, natyrën, traditat dhe mikpritjen e këtij fshati.

Nepravishta, një prej fshatrave karakteristikë të zonës së Libohovës, 20 kilometra nga Gjirokastra, është destinacioni i radhës që promovon kryeministri Edi Rama nga Shqipëria turistike. Përmes një guide vizuale të publikuar këtë të dielë në rrjetet sociale, ai prezanton tetë ndalesa që ndërthurin historinë, natyrën, traditën dhe mikpritjen vendase. Në postimin e tij, Rama fton vizitorët të zbulojnë fshatin jo vetëm përmes monumenteve dhe peizazheve, por edhe përmes përvojave që lidhen me jetën e përditshme të banorëve. LEXO edhe...Atentati i dështuar në Elbasan dhe dhunimi i shefit të Krimeve në Sarandë, PD akuza për sigurinë: Qytetet pronë e krimit, i domosdoshëm largimi i Ramës “Aty ku çdo shteg të çon te një xhami e vjetër, te një oborr prodhuesi vaji ulliri, patjetër në tavolinën e një familjeje, edhe një ecje në kodrat e Buretos me shijimin e mjaltit dhe natyrës”, shkruan ai. Guida nis nga Ballkoni i Fshatit, pika panoramike që ofron pamje mbi Nepravishtën, Luginën e Drinos dhe vargmalet përreth. Më pas itinerari vazhdon me një përvojë kulinarie në një familje vendase, ku vizitorët mund të provojnë gatime tradicionale, përfshirë lakrorin me thërrime, një nga recetat karakteristike të zonës. Një tjetër ndalesë është Hadrianopoli, ku ruhen gjurmët e qytetit antik, ndërsa më tej guida sugjeron një vizitë në një bletari familjare për t'u njohur me prodhimin e mjaltit dhe traditën që e shoqëron. Itinerari vijon te Teqeja e Melanit, mes selvive dhe kopshteve të saj, më pas në livadhet e Revanit, të njohura për shtigjet panoramike, dhe në Lagjen e Poshtme të Nepravishtës, ku shtëpitë prej guri dhe oborret me trëndafila ruajnë arkitekturën tradicionale të fshatit. Ndalesa e fundit është mali i Buretos, ku ecja në natyrë shpërblehet me pamje të gjera mbi gjithë zonën, duke e mbyllur itinerarin me një nga pikat më panoramike të Nepravishtës. Përmes kësaj guide, Nepravishta prezantohet si një destinacion ku vizita nuk kufizohet vetëm te peizazhi apo monumentet. Çdo ndalesë lidhet me një përvojë, qoftë një shëtitje në natyrë, një takim me prodhues vendas apo një vakt në një familje të zonës, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të njohin nga afër traditat dhe jetën e përditshme të këtij fshati në jug të vendit. Share U.D/ReportTv.al NEPRAVISHTE Libohove edi rama Gjirokaster Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.1% Shoqëria 23.9% Social media 17% Vota total: 1099 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?