Pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotove dhe të dhënave të 45 personave që, sipas tij, kanë precedentë penalë dhe janë përfshirë në protestat e dhunshme që tronditën Tiranën, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, e ka akuzuar kryeministrin se po përpiqet të kriminalizojë protestuesit për të justifikuar ndërhyrjen e policisë. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Lapaj tha se njeh dy prej personave në listë. Ai mori si shembull Ergys Llanajn, që në listën e publikuar nga kryeministri rezulton se është akuzuar për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, përveç dyshimeve për financime nga Republika Khomeniste e Iranit. “Po mhet të kriminalizojë popullin e vet për të justifikuar dhunën që po përdor. Dy nga ajo listë i njoh se janë bashkudhëtarë të kauzës. Major në rezervë Ergys Llanaj, me titull avokat, ka tre mastera shkencorë, 18 vjet ushtarak dhe një nga djemtë që i ka shërbyer Shqipërisë me 3 certifikata sigurie të NATO-s për 15 vjet. Më 4 janar në 2026, gjatë kohës kur protestonim para Kryeministrisë, policia e ka arrestuar për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të policisë. Gjykata e ka pushuar çështjen sepse fakti penal nuk ekziston”, deklaroi Lapaj. LEXO EDHE:Dhuna në protesta, Ribaj: Depozitat nuk rrezikohen, politika të qëndrojë larg bankave! Beqiri: Pasiguria largon investitorët, goditja e turizmit fatura më e rëndë Lapaj paralajmëroi se do të kallëzojë në prokurori efektivët që, sipas pretendimeve të tij, kanë firmosur procesverbale të rreme. “Gjykata sërish është shprehur se arrestimi ka qenë i paligjshëm dhe e ka lënë avokatin në gjendje të lirë sepse i është hequr liria padrejtësisht. Hera e dytë që arrestohet në mënyrë të paligjshme. Të gjithë oficerët e policisë që janë angazhuar për të firmosur procesverbalet e rreme herën e dytë, më datë 15, unë po i përgatis kallëzim penal dhe do t'i kallëzojmë në prokurori”, tha Lapaj. Share U.D/P.J/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama Ergys Llanaj shqiperia behet Adriatik Lapaj studio live Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Linda: 23/10/2026 18:54 Ky nuk eshte as avokat as politikan eshte dallaverexhiu i gjykatave shqiptare dhe Evropiane ndan milionat per ti lene njerzit neper burgje jo per to nxjerre ka dhe ca seksere te vegjel " ustallare" per ato pune. Përgjigju ledi: 23/10/2026 18:23 Lapa kujton se policia eshte qender nasazhi.O Tij toja me karrike para kryeministrise policia u dogj nga molotovet u vra nga guret dhe nga pllakat qe bashkeautirwt e tu i qelluan! Cfar duhet bentw pilicia i Llapaqen ti ledhatonte.Hajde qerohu se shqiptaret qe kur fillij dhuna j nuk ju kan fare ne llogari dhe llapnj kot Përgjigju Gjeka: 23/10/2026 18:17 Doli Lapangjozi Përgjigju filat: 23/10/2026 17:36 O Lapanjoz që e ke pasur babanë polic a e di që në këto 36 vite janë vrarë 250 efektivë policie,plerë e ndyrë që luan me miljonat e vjedhura të vjerrit hajdut....ti mor ndyrisirë as shtëpinë që ke blerë në zemër të Tiranës nuk e justifikon dot. Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12724 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
