Lajme Zone
Rama publikoi fotografitë e protestuesve/ Dhoma e Avokatisë Sarandë: Praktikë famëkeqe si e fletërrufeve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama publikoi fotografitë e protestuesve/ Dhoma e Avokatisë Sarandë: Praktikë famëkeqe si e fletërrufeve

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje të ...

Dhoma e Avokatisë Sarandë ka shprehur shqetësimin në lidhje me publikimin e fotografive dhe identitetit të personave, përfshirë studentë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë gjatë një dalje publike.

Sipas Dhomës së Avokatisë Sarandë, të tilla praktika bien ndesh me frymën e legjislacionit të brendshëm dhe me standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të afirmuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Në reagim theksohet se ekspozimi publik i individëve, duke i lidhur fotografitë e tyre me akuza penale, rrezikon të cenojë prezumimin e pafajësisë, dinjitetin, jetën private dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Më tej, Dhoma e Avokatisë Sarandë nënvizon se shfaqje të tilla të kujtojnë praktikën famëkeqe të “fletërrufeve”, përmes të cilave paraardhësit politikë të Kryeministrit ekspozonin dhe stigmatizonin individë, përfshirë të rinj dhe se rikthimi i kësaj fryme është i papranueshëm në një shoqëri demokratike.

Reagimi i kryetarit të Dhomës së Avokatisë Sarandë, Rigels Dervishi Dhoma e Avokatisë Sarandë shpreh shqetësimin dhe kritikat e saj të forta ndaj publikimit nga Kryeministri i Shqipërisë të fotografive të personave, përfshirë studentë, të shoqëruara me pretendime për përfshirjen e tyre në vepra penale.

Praktika të tilla bien ndesh me frymën e legjislacionit të brendshëm dhe me standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të afirmuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Ekspozimi publik i individëve, duke i lidhur fotografitë e tyre me akuza penale, rrezikon të cenojë prezumimin e pafajësisë, dinjitetin, jetën private dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Edhe kur një person është dënuar me vendim të formës së prerë, ky fakt nuk përligj çdo formë ekspozimi dhe stigmatizimi publik. Rendi juridik njeh institutin e rehabilitimit dhe synimin e riintegrimit shoqëror të personave të dënuar, jo ndëshkimin e tyre të përhershëm përmes etiketimit publik.

Shfaqje të tilla të kujtojnë praktikën famëkeqe të “fletërrufeve”, përmes të cilave paraardhësit politikë të Kryeministrit ekspozonin dhe stigmatizonin individë, përfshirë të rinj. Rikthimi i kësaj fryme është i papranueshëm në një shoqëri demokratike.

Dhoma e Avokatisë Sarandë kërkon ndërprerjen e kësaj praktike dhe respektimin e të drejtave themelore të çdo individi. Kryeministri ka përgjegjësinë institucionale të garantojë respektimin e këtyre të drejtave dhe të shmangë përdorimin e autoritetit publik për etiketimin dhe denigrimin e qytetarëve./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.