Ish-deputetja Rudina Hajdari ka komentuar ftesën për dialog të bërë nga kryeministri Edi Rama.
E ftuar në podcastin Ilva Tare Talks, Hajdari është shprehur se është pro dialogut pasi sipas saj ndonëse Rama është mashtrues, për të ardhmen e vendit duhet të dialogohet qoftë edhe me “djallin”. “Unë kështu vërtet e mendoj që ky është momenti dhe padyshim që Edi Rama është mashtrues. Është ky, është ai, në të gjitha këto, por ne, për të mbrojtur familjen, atdheun e çdo kënd, për të ardhmen tonë, duhet të ulemi edhe me djallin”, deklaroi Hajdari./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

