Lajme Zone
Rama provokon studentët, a do t’i përgjigjen ftesës së kryeministrit për dialog?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Rama provokon studentët, a do t’i përgjigjen ftesës së kryeministrit për dialog?

Në ditën e tetë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të ulen në tryezë dhe të nisin një dialog me qeverinë. Në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur disa karrige bosh me mbishkrimin “Dialog”, në pritje të një përgjigjeje nga studentët që prej 8 ditësh protestojnë kundër situatës në arsim dhe ndërhyrjeve të policisë. Më herët, Rama deklaroi se protesta po për

Në ditën e tetë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të ulen në tryezë dhe të nisin një dialog me qeverinë. Në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur disa karrige bosh me mbishkrimin “Dialog”, në pritje të një përgjigjeje nga studentët që prej 8 ditësh protestojnë kundër situatës në arsim dhe ndërhyrjeve të policisë.

Më herët, Rama deklaroi se protesta po përdoret për të kamufluar aktet e dhunës dhe shtoi se nuk është kundër së drejtës kushtetuese për të protestuar, por kundër veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Arsimit me ministren Mirela Kumbaro dhe drejtues të gjimnazeve të Tiranës, kryeministri pretendoi se godina e ministrisë është sulmuar me gurë për të krijuar përshtypjen se dhuna lidhet me kërkesat e studentëve për arsimim.

Thirrja për dialog vjen pas disa ditësh protestash dhe përplasjesh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse studentët do t’i përgjigjen ftesës së kryeministrit dhe nëse do të ketë një proces konkret negociatash për kërkesat e tyre. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm