Lajme Zone
Rama: Pronari i News 24 sajon rebelim të studentëve. Evazion fiskal miliona euro, mbrohet nga Prokuroria e Tiranës
PolitikëABC News Albania

Rama: Pronari i News 24 sajon rebelim të studentëve. Evazion fiskal miliona euro, mbrohet nga Prokuroria e Tiranës

Kryeministri Edi Rama thotë se pronari i televizionit News 24 ka sajuar në lajme se studentët po relebohen.

Kryeministri Edi Rama thotë se pronari i televizionit News 24 ka sajuar në lajme se studentët po relebohen.

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se punonjës të këtij televizioni i kanë thënë se nuk u paguhen sigurimet shoqërore dhe paga vonon me muaj.

Rama deklaroi se pronari mbrohet nga Prokuroria e Tiranës, pasi prej vitesh tatimet e kanë akuzuar për evazion fiskal prej miliona eurosh. “Është një kurth ku njerëz të paguar, të esktremizuar, të hutuar dhe të manipuluar, ku të reja dhe të rinj, janë pre e një ideologjie marrëzie, përfaqësuar nga antifa, antifashistë këta, kanë marrë peng të tërë të tjerët. Jo studentët e pronarit të News 24, televizioni prej të cilit, kam marrë para disa mesazhe nga një kameraman, na ndihmo, se nuk na paguajnë sigurimet shoqërore prej vitesh, dhe i marrim rrogat si lëmosha, një muaj po, tre muaj jo. Ky pronari që prodhon lajme me rebelim kudo, ka imunitet. Ia ka dhënë imunitetin Prokuroria e Tiranës.

Prej vitesh, përfaqësuesit e shtetit, tatimet kanë çuar padi për evazion fiskal për miliona euro. Pasi çohen dokumentet e evazionit fiskal, pra të fshehjes së parave, prokuroria ngre pikëpyetje për punonjësit e tatimit. Por kjo është gjë tjetër. Të sajuara në funksion të rrezimit të kësaj qeverie”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Rama