Lajme Zone
Rama promovon 'Besën', qytetarët e 'kryqëzojnë' në Facebook: Korrupsion, mashtrim dhe dorëheqje!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama promovon 'Besën', qytetarët e 'kryqëzojnë' në Facebook: Korrupsion, mashtrim dhe dorëheqje!

Pas publikimit të dokumentit që e ka pagëzuar “Besa”, të cilin e prezantoi si një udhërrëfyes të ri për qeverisjen, Edi Rama deklaroi se ekzekutivi do të hyjë në një fazë të re, të ndërtuar mbi premtimin për të mos e thyer besën ndaj qytetarëve. Dokumenti iu shpërnda fillimisht deputetëve socialistë për t’u studiuar gjatë verës, ndërsa vetë kryeministri e përshkroi atë si një model qeverisjeje të

Pas publikimit të dokumentit që e ka pagëzuar “Besa”, të cilin e prezantoi si një udhërrëfyes të ri për qeverisjen, Edi Rama deklaroi se ekzekutivi do të hyjë në një fazë të re, të ndërtuar mbi premtimin për të mos e thyer besën ndaj qytetarëve. Dokumenti iu shpërnda fillimisht deputetëve socialistë për t’u studiuar gjatë verës, ndërsa vetë kryeministri e përshkroi atë si një model qeverisjeje të bazuar te bashkëpunimi me qytetarët.

Për t’iu përqasur ideologjisë së tij, Rama ka publikuar sot në Facebook, 4 fjalë: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim. Megjithatë, postimi nuk u prit me të njëjtin entuziazëm nga komentuesit. Nën publikimin e kryeministrit u shfaqën dhjetëra reagime kritike, ku qytetarët vunë në pikëpyetje mesazhin e tij dhe e lidhën qeverisjen me korrupsion dhe mungesë përgjegjësie.

Një prej tyre i kujton Ramës korrupsionin, një ndë rarsyet se pse qytetarët po protestojnë në shesh prej 67 ditësh. Një tjetër i kërkon dorëheqjen.

Por, ka dhe të tjerë që ia rendisin ndryshe “virtytet” qeverisë. “Servilizëm, hajdutllëk, korrupsion, mashtrim. Më mirë kështu”, shkruan një qytetar tjetër. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm