Kryeministri Edi Rama paralajmëroi hartimin e një programi kombëtar për teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale. Në Forumin e Dytë të Inovacionit, Rama tha se teknologjia mund t’i mundësojë Shqipërisë kapërcime të mëdha. “Na duhen zgjidhje të bazuara në njohje të plotë dhe diagnozë sa më të saktë të situatës reale, propozime konkrete e të zbatueshme dhe, së treti, gatishmëri për t’u angazhuar të gjithë së bashku, sepse për këtë program jemi të dënuar ta ndjekim së bashku”, tha Rama. Kryeministri ngriti si shqetësim faktin se vetëm 9% e sipërmarrjeve përdorin Inteligjencën Artificiale. Qeveria synon gjithashtu pilotimin e teknologjisë në shëndetësi, mjedis dhe bujqësi, si dhe shtrirjen e qendrave digjitale dhe laboratorëve inteligjentë. LEXO EDHE:Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) “Duhet të shkojmë në 1 miliard euro brenda dekadës për eksportet e teknologjisë. Është e mundshme dhe për këtë arsye do të fuqizojmë mbështetjen për startup-et. Më vjen mirë që kemi pasur një kapërcim të madh në aplikime dhe kemi pasur një dyfishim të fondit për startup-et”, u shpreh kryeministri. Një tjetër shtyllë do të jetë përdorimi i AI në administratën publike. Programi i Inteligjencës Artificiale do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike, ndërsa po punohet për sistemin e prokurimeve publike me AI. Rama veçoi edhe e-Albania, me 3.4 milionë qytetarë e biznese të regjistruar dhe rritje me 40% të aplikimeve. “Programi për Inteligjencën Artificiale do të hapet për individët dhe do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike. Administrata të ketë në dispozicion një asistencë të kualifikuar. Aktualisht kemi një rritje prej 40% të aplikimeve në e-Albania dhe po punojmë intensivisht për të ndërtuar të parin sistem të prokurimeve publike me AI”, tha Rama. Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: administrata publike edi rama inteligjenca artificiale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 1686 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

