“Bubble wrap” është emri që i është dhënë shtresës mbrojtëse prej plastike, e cila ka xhepa të mbyllur ajri që shërbejnë për të zbutur goditjet dhe për të parandaluar dëmtimin e objekteve. Përdoret shpesh për të mbështjellë sendet që dërgohen me postë ose transportohen me automjete. Me kalimin e viteve, ajo është përdorur edhe për shumë qëllime të tjera, përfshirë lehtësimin e stresit te studentët gjatë provimeve, si dhe si material për krijimin e veprave artistike. Por arsyeja për të cilën u shpik fillimisht kjo shtresë plastike mbrojtëse mund t'ju habisë. Historia e saj tregon se sa larg mund të përfjë një produkt nga qëllimi për të cilin ishte krijuar në fillim.Lexo edhe:Zbulohet ‘droga’ më e vjetër në botë, përdorej 25 mijë vjet më parë Një dështim i dizajnit të brendshëm në vitet 1950 Ajo që sot njihet si “buble wrap” u shpik në vitin 1957 nga Marc Chavannes dhe Alfred W. Fielding, në një punishte mekanike në Nju Xhersi. Në fakt, ajo ishte rezultat i një përpjekjeje të dështuar për të krijuar një lloj letre muri që do t'u pëlqente konsumatorëve të asaj kohe. Synimi ishte që ajo të kishte një sipërfaqe me reliev, pasi mendohej se ky stil do t'i përshtatej shijeve të brezit Beat. Një nga arsyet për përdorimin e plastikës ishte se ajo do të ishte më e lehtë për t'u pastruar. Materiali u krijua fillimisht duke bashkuar dy perde plastike dushi dhe duke i vulosur me një makinë që përdorte nxehtësi. Chavannes dhe Fielding u zhgënjyen në fillim kur panë se rezultati ishte mbushur me flluska ajri, por shumë shpejt nisën të mendonin për mundësitë që mund të ofronte ky rezultat. Nga letra e murit te ambalazhimi mbrojtës Dy shpikësit hoqën dorë nga ideja që ky material me flluska të përdorej për të veshur muret dhe nisën të kërkonin se për çfarë tjetër mund të ishte i përshtatshëm. Sipas një raporti të Stevens Institute of Technology, ku kishte studiuar Fielding, ideja për ta përdorur plastikën me flluska si material ambalazhues i lindi Chavannes ndërsa vështronte retë gjatë një udhëtimi me avion. Më pas, të dy aplikuan për patentë dhe nisën rrugëtimin që do ta kthente materialin në produktin që njohim sot. Përveçse u krijua për një qëllim krejt tjetër, edhe emri i produktit ka ndryshuar me kalimin e kohës. Fillimisht nuk quhej “buble wrap”. Kur shpikësit paraqitën kërkesën për patentë, ata përfshinë edhe një ilustrim të produktit, i cili u emërtua “material i laminuar amortizues”. Megjithatë, më vonë “Bubble Wrap” u bë markë tregtare me këtë emër. Kompania Sealed Air paraqiti kërkesën për regjistrimin e markës në gusht 1981 dhe ajo u regjistrua zyrtarisht dy vjet më vonë. Fuqia e flluskave që plasin Produkti është lidhur aq ngushtë me kënaqësinë e plasjes së flluskave, saqë kur prodhuesi nxori në vitin 2015 një version alternativ, të projektuar për t'i bërë flluskat më të vështira për t'u plasur, publiku reagoi ashpër. Prodhuesi u detyrua të publikonte një deklaratë për të qetësuar njerëzit dhe për t'i siguruar se do të vazhdonte të prodhonte edhe versionin klasik të plastikës me flluska. Kështu, ndërsa “buble wrap” i sotëm ka evoluar shumë përtej qëllimit fillestar për të cilin e krijuan shpikësit e tij, pikërisht flluskat vazhdojnë të jenë një nga arsyet kryesore pse ky produkt mbetet kaq tërheqës për njerëzit.

