Lajme Zone
Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri
PolitikëReport TV

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

Takimi i parë prezantues mes kryeministrit dhe ambasadores Siri Walt u përqendrua te programi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt. Sipas njoftimit të publikuar nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë, ky ishte takimi i parë prezantues mes ambasadores Walt dhe kryeministrit Rama. Gjatë bisedës, fokusi ishte te programi i bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë, veçanërisht te përparimi i bërë në forcimin e arsimit profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në vend. LEXO edhe...3 vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael/ Rama: Ai mëngjes nuk ka mbaruar kurrë, antisemitizmi të mos lejohet më të fshihet pas heshtjes “Ambasadorja Walt zhvilloi takimin e parë të prezantimit me Kryeministrin Edi Rama. Diskutimet u përqendruan në programin e bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë, veçanërisht në përparimin e bërë në forcimin e arsimit profesional dhe në mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë. U.D/ReportTv.al edi rama siri walt ambasada e zvicrës zvicer Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3843 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?