Lajme Zone
Rama përsërit ftesën për dialog, Bilali në Report TV: Protestuesit të sjellin kërkesa konkrete! Qeveria ndryshohet me votë, jo në rrugë
PolitikëReport TV

Rama përsërit ftesën për dialog, Bilali në Report TV: Protestuesit të sjellin kërkesa konkrete! Qeveria ndryshohet me votë, jo në rrugë

E ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Bilali përsëriti ftesën e qeverisë për dialog dhe nguli këmbë se dera për bisedime ka qenë e hapur që në fillim.

Qeveria thotë se është gati të dëgjojë protestuesit, por jo të negociojë dorëheqjen e Edi Ramës. Këtë e konfirmoi sot në Report TV Zëvendësministrja Edona Bilali, ku tha se kush kërkon zgjidhje duhet të ulet në tryezë me kërkesa konkrete, ndërsa kush kërkon largimin e qeverisë ka një rrugë tjetër: votën. E ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Bilali përsëriti ftesën e qeverisë për dialog dhe nguli këmbë se dera për bisedime ka qenë e hapur që në fillim. LEXO edhe...Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat gjyqësore, do të kryhen vetëm ato urgjente! Janë djegur edhe dosje, do të verifikojmë dëmet “Që në ditën e parë kur protestat ishin paqësore, kryeministri u është drejtuar protestuesve, fillimisht atyre të shoqërisë civile, për të pasur një dialog konstruktiv mes dy palëve. Ajo ofertë është përsëritur vazhdimisht, edhe sot, me gjestin e vendosjes së karrigeve. Patjetër që qeveria është e hapur, e ka dorën e shtrirë dhe e ka pasur dorën e shtrirë gjatë gjithë kësaj kohe për të dialoguar me protestuesit. Akoma pas 140 ditësh nuk ka një kërkesë të formësuar të protestuesve, ndryshe nga vende të tjera ku po protestohet. Ndryshimi i vendit tonë me Francën apo Italinë është se ne dëgjojmë prej 140 ditësh vetëm kërkesën për dorëheqje dhe deri në urime për shfarosje të kabinetit. Ky nuk është dialog, as një gjuhë e përshtatshme për palët. Ata janë dëgjuar që në ditën e parë të protestës. Ata janë të lutur, të ftuar që të krijojnë një përfaqësi dhe të ulen e të bëjnë diskutime. Po këtu kërkesa është dorëheqja, por për dorëheqje ka instrumente të tjera të ligjshme”, deklaroi ajo. Bilali argumentoi se mandati i qeverisë është dhënë nga qytetarët dhe në pranverën e ardhshme kanë mundësi të shprehin pakënaqësinë e tyre me votë. “Mos të harrojmë që qeveria ka fituar zgjedhjet, të cilat janë të certifikuara ndërkombëtarisht, ka 850 mijë votues dhe 82 mandate. Ka një instrument tjetër demokratik që është vota. Në pranverën e ardhshme, nëse qytetarët mendojnë që PS nuk po bën një punë të mirë, atëherë do ta shprehin atë me votë, por nuk na rezulton që besueshmëria ndaj PS të ketë rënë”, tha ajo. Sipas Bilalit, protesta ka humbur karakterin studentor dhe se tani grupe të ndryshme politike e organizata po përpiqen ta paraqesin si të tyren. “Dua të ndaj që java e fundit nuk ka pasur prezencë të studentëve. Është protestë që PD po mhet të thotë që është protesta jonë, disa organizata thonë që është e jona, por në fakt vetëm e studentëve nuk është. Asnjë kërkesë e tyre nuk është artikuluar”, deklaroi Bilali. Ajo e mbylli intervistën me një apel se qeveria pret që protestuesit të bashkojnë kërkesat e tyre dhe të zgjedhin një përfaqësi për t'i diskutuar. “Kërkesat janë teke, që do të doja t'i grumbullonin dhe të vinin me një përfaqësi. Ne duam të shkojmë në BE, por ata duhet t'i artikulojnë kërkesat. Qeveria duhet dhe do t'i dëgjojë ata”, insistoi zëvendësministrja. U.D/ReportTv.al edona bilali protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 8357 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?