Kryeministri Edi Rama i krahasoi me “zhurmat e makinave në bulevard” akuzat që Erion Veliaj i ka drejtuar nga burgu duke thënë se e ka kërcënuar përmes ministrit Toni Gogu dhe i ka kërkuar dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, duke i thënë se ai qëndronte pas protestave. Rama tha se qeveria është në krye të detyrës dhe po punon për objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama: Dua të them që raporti i progresit është, në radhë të parë, pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin e progresit dhe e ka aty dëftesën e qeverisë. Një dëftesë që mua më gëzon. Sepse është shumë e qartë që Shqipëria ka bërë një progres të madh, të cilin, për fat të keq, shqiptarët nuk e konstatojnë dot nga ekranet dhe kanalet e dezinformimit publik. Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë, siç e kam thënë edhe më parë, çdo ditë, me pikërisht këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur sot në këtë konferencë. Objektivin historik të bashkimit të vendit tonë me Europën dhe moslejimin e humbjes së një mundësie historike që e kemi krijuar me shumë punë, por që është ndihmuar edhe nga rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë. LEXO EDHE:PD akuza rektorit dhe dekanit të universitetit të Gjirokastrës: Presion pedagoges me ndërprerje të pagës për të mos marrë pjesë në protestë Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju. Lajmi kryesor: Ambasadorja e BE: Dhuna nuk ka vend në protesta! Rama: Dorëheqja nuk imponohet nga rruga, nga nesër dritare dialogu online (VIDEO) SI.E. / K.Ta K.Ta Shqiptarja.com TAG: lufta veliaj rama edi rama erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.3% Vota total: 563 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
