Kryeministri Edi Rama vendosi karrige para godinës së Kryeministrisë, ku ftoi studentët protestues në dialog, por përgjigjja e të rinjve ishte e qartë, ata kërkojnë dorëheqjen e tij. Studentët përmbysën karriget e vendosura në shkallët e Kryeministrisë dhe refuzuan të prerë ftesën për dialog. Prej ditësh, të rinjtë vijojnë protestat në Tiranë, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

