Lajme Zone
Rama nxjerr sërish karriget para Kryeministrisë për dialog/ Mesazh, protestuesve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Rama nxjerr sërish karriget para Kryeministrisë për dialog/ Mesazh, protestuesve

Një ditë pasi takoi dhe falënderoi policët për “punën e mi...

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka nxjerrë sërish karriget para Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.

Kryeministri shprehet se ka 1001 arsye për të protestuar, por asnjëra prej tyre nuk e justifikon dhunën.

Rama e bëri të qartë edhe një herë se çdo dhunues do të marrë përgjigje dhe se përgjigja nuk do të vonojë, do të jetë konstante, ligjore, financiare.

Ai theksoi se kush dëmton pronën e përbashkët do të paguajë kush dëmton pronën e tjetrit do të paguajë. “Ka 1001 pakënaqësi, 1001 halle, 1001 probleme, 1001 arsye për të protestuar por asnjë arsye se justifikon dhunën.

Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët mes njerëzish që duan një gjë si ta bëjmë një Shqipëri më të mirë.

E drejta e protestës është e pamohueshme dhuna është krim i ndëshkueshëm.

Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës, sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë.

Distancohuni nga dhuna, çdo dhunues do të marrë përgjigje, përgjigja nuk do të vonojë, do të jetë konstante, përgjigjja do të jetë ligjore, përgjigjja do të jetë financiare.

Kush dëmton pronën e përbashkët do të paguajë kush dëmton pronën e tjetrit do të paguajë.

Liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e të tjerëve”, tha Rama ndër të tjera./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.