Kryeministri Edi Rama u ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Gjatë një takimi me uniformat blu, Rama njoftoi gjithashtu se më 1 janar do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre. Kreu i qeverisë deklaroi se shpërblimi prej 2500 eurosh do të jepet për çdo efektiv që është angazhuar në vijën e parë, me justifikim stresin dhe shpenzimet shtesë që shoqërojnë shërbimin në këto kushte. “Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekrane kërkojnë që policia të dorëzohet. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”, u shpreh Rama. Guri, gazi dhe Europa: përçartjet e një kryeministri që nuk di të largohet
19 Tetor, 08:25 DW: Protestat studentore në Shqipëri në vëmendjen e mediave ndërkombëtare, Rama refuzon dorëheqjen
19 Tetor, 07:54 Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin: Të miturit me dëmtime fizike dhe kushte të papërshtatshme në komisariate 19 Tetor, 07:37 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

