Lajme Zone
“Rama nuk u urua për zgjedhjet”, Berisha: SHBA do të ndihmojë në procesin zgjedhor
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama nuk u urua për zgjedhjet”, Berisha: SHBA do të ndihmojë në procesin zgjedhor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për mediat në Rinas, Berisha u shpreh se udhëtimi në SHBA ka qenë një eksperiencë që e ka përjetuar si një moment të rëndësishëm personal dhe politik. Duke e përmbledhur me një fjalë Berisha u shpreh se vizita në SHBA përfaqëson: ‘Ripërtëritje.’ Lideri i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një prononcim për mediat në Rinas, Berisha u shpreh se udhëtimi në SHBA ka qenë një eksperiencë që e ka përjetuar si një moment të rëndësishëm personal dhe politik.

Duke e përmbledhur me një fjalë Berisha u shpreh se vizita në SHBA përfaqëson: ‘Ripërtëritje.’

Lideri i demokratëve, Sali Berisha, zbuloi detaje nga vizita e tij 1 javore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas, duke e cilësuar atë si një nga eksperiencat më të rëndësishme politike të jetës së tij.

Në prononcimin për mediat në Rinas, Berisha tha se delegacioni shqiptar kishte marrë pjesë në aktivitet me ftesë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU) dhe të Institutit të Lidershipit Amerikan.

Berisha e përshkroi konventën dyditore në Teksas duke thënë se ajo ishte ‘konventa elektorale më madhështore, më e bukur’ që kishte parë ndonjëherë.

Në qendër të komentit të tij ishte fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump. Sipas Berishës, mesazhet e Trump në konventë kanë qenë veçanërisht të pakëndshme për qeverinë shqiptare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar diasporën shqiptare si pjesën më frymëzuese të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se ajo është tashmë shumë më e fuqishme dhe e gatshme të luajë sërish një rol në ndryshimet politike në Shqipëri.

‘Por e ëmbla në fund. Diaspora shqiptare’, tha Berisha, duke e veçuar këtë pjesë të vizitës si momentin më të rëndësishëm. Sipas tij, takimet me shqiptarët në SHBA ishin ‘më frymëzueset’ dhe i rikthyen në kujtesë zhvillimet e rreth 35 viteve më parë, kur opozita shqiptare kërkonte mbështetjen e diasporës dhe administratës amerikane për rrëzimin e regjimit komunist.

Lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka deklaruar se ‘narkoshteti’ dhe ‘farsa elektorale’ kanë qenë dy temat kryesore të diskutimeve gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë prononcimit me gazetarët në Rinas, Berisha u shpreh se SHBA ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndihmuar Shqipërinë, veçanërisht në garantimin e proceseve zgjedhore dhe në luftën kundër trafikut të drogës. ‘Dy problemet më madhore të këtij vendi kanë qenë tema kryesore diskutimi: narkoshteti, farsa elektorale, në të cilat SHBA kanë potencialin më të jashtëzakonshëm për të ndihmuar’, deklaroi Berisha.

Ai iu referua edhe qëndrimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas zgjedhjeve në Shqipëri, duke pretenduar se Rama nuk mori një urim nga administrata amerikane.

FJALA E PLOTE

Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët.

Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj.

Ajo çka mund t’u them unë, se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time.

Pra, ta quajmë ripërtëritje.

Se aty jemi ne.

Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan.

Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura.

Ajo ç’ka ne përjetuam dy ditë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas ishte pa dyshim konventa elektorale më madhështore, më e bukur, që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë.

Kjo konventë e shndërroi Teksasin në kryeqytetin politik të SHBA dhe aty organizimi i përsosur, fjalimet dhe në veçanti fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës.

Të dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës.

E kuptoni ju vetë se çfarë mesazhe ka marrë nga Teksasi, direkt nga konventa.

Por të themi realitetin, konventa ishte një rast që së bashku me zotin Mediu, edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, kemi bërë një seri takimesh të shumta, intensive, me përfaqësues të shquar të Kongresit të SHBA, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, administratës së presidentit Trump.

Pra, thashë edhe njëherë, në këtë aspekt ky dimension mund të them se ishte një dimension ndër më të rëndësishmit.

Por e ëmbla në fund.

Diaspora shqiptare.

Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme.

U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin.

Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet.

Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme.

Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane.

Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë.

Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pyetje: Ju u kthyet zoti Berisha. Çfarë ndodh me Shqipërinë tani? Sa e impakton kjo vizitë e juaj atje për Shqipërinë?

Sali Berisha: Pyetje shumë e drejtë.

Po a mund të më thoni ju mua, çfarë ka në Shqipëri sot? A ka një pushtet të bërë copë-copë, që shqiptarët po presin me padurim të arkivohet dhe të hidhet në kalendat e historisë?

Sigurisht shqiptarët kanë shpresën, mendjen, zemrën tek PD.

Dhe në këtë aspekt… po pse thashë unë ripërtëritje?

Pyetje: Po ndoshta është ripërtëritje për ju personalisht?

Sali Berisha: Jo, jo, jo për mua, ripërtëritje në tërësi, ripërtëritje për partinë, për opozitën, për PD-në, nuk e kisha për veten time.

Pyetje: Zoti Berisha, ju gjatë takimeve jeni shprehur se ndodheni në SHBA për të marrë mbështetje për përpjekjen për të rrëzuar qeverinë Rama. A e morët këtë mbështetje?

Sali Berisha: Jo, unë kam thënë, që të jem i sinqertë, absolutisht në çdo takim, dy problemet më madhore të këtij vendi kanë qenë tema kryesore diskutimi: narkoshteti, farsa elektorale, në të cilat SHBA kanë potencialin më të jashtëzakonshëm për të ndihmuar.

Të mos harrojmë një gjë, është qeveria e SHBA, sekretari Rubio, i cili nuk e uroi Edi Ramën për farsën që bëri.

Pyetje: Por dhëndri bashkëpunon me zotin Edi Rama?

Sali Berisha: Jo, mos i ngatërro çështjet e biznesit me parimet themelore të demokracisë. Pra, nuk e uroi.

Dhe kur e pyetën a i çcat mesazh urimi, jo, tha, ne urojmë vetëm ata të cilët bëjnë zgjedhje të lira.

Pra, e mori atë që meritonte.

Dhe potenciali i tyre, pa diskutim për të ndihmuar… meqë jam këtu po u rikujtoj një gjë, ua kam thënë edhe njëherë, nuk e harroj kurrë. Ishte viti 2005 dhe në atë kohë ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit të SHBA, Joe Biden, më vonë presidenti, e pyet një gazetar për shqiptarët në Shqipëri. Thotë ata janë njerëz të mrekullueshëm, nuk kemi miq të dashur si ata, por ata kanë një problem të madh, aty nuk bëhen zgjedhje të lira.

Se nuk bënin socialistët, socialistët me zgjedhjet nuk pajtohen.

Ç’është e vërteta, ajo qe një ndihmë e vërtetë.

Kështu që potenciali i tyre për të ndihmuar në një proces zgjedhor dhe mekanizmat e tyre janë të mëdha.

Së dyti, po kaq shumë është edhe ndihma, mbështetja e tyre në luftën kundër trafiqeve.

Edhe njëherë u lutem, lexojeni pak mesazhin e sekretarit Rubio për Ditën e Pavarësisë.

Merrni dhe studioni 165 mesazhet në ditët e pavarësisë. Kund tjetër që të thuhet se partneriteti për luftën kundër karteleve dhe bashkëpunëtorëve që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve tanë, nuk e gjeni.

Pra, them se vërtet ne jemi opozitë, por absolutisht kemi qenë avoketër të interesave më të mira të çdo shqiptari.

Pyetje: Ka edhe një interes të lartë, ju shkuat në SHBA, SHBA do të vijë në selinë e PD, kur pas shumë kohësh vjen në Tiranë ambasadori i SHBA?

Sali Berisha: A jam unë amerikan apo shqiptar? Tani unë flas për veten time. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm