Lajme Zone
Rama nuk ndalet: Po shqyrtojmë uljen e moshës për përgjegjësinë penale
PolitikëJOQ Albania

Rama nuk ndalet: Po shqyrtojmë uljen e moshës për përgjegjësinë penale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria do të vlerësojë mundësinë e uljes së moshës për përgjegjësinë penale. Ai theksoi gjithashtu se përgjegjësia për veprimet e të miturve nuk duhet të kufizohet vetëm te fëmijët, por duhet të përfshijë edhe prindërit, në rastet kur ata shkaktojnë dëme.

Duke iu referuar arrestimeve të kryera lidhur me rastet në fjalë, Rama nënvizoi se masat e marra janë konsideruar të ligjshme nga gjykata.

“Gjykata, edhe pse në këndvështrimin tim ka lënë për të dëshiruar, i ka konsideruar të gjitha arrestet të ligjshme. Edhe pse në këtë rast, gjykatësit janë të kompleksuar nga trysnia e madhe e kësaj force të verbër. Edhe në rastet e ndalimit të të miturve gjykata ka dhënë vendim të mbikëqyrjes prindërore.

Prindi ka përgjegjësinë e vet, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në kushtet e veçanta sociale prindërit duhen ndihmuar, por prindërit do të jenë pjesë e përgjegjësisë së dëmit të shkaktuar nga fëmijët e tyre. Nuk ka je i mitur dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ulja e moshës për dënimin penal është një aspekt që ne po e studiojmë, siç po bën Europa, por ky është instrument i forcës së shtetit. Ne duam të ndjekim aspektin penal, të familjes që i ka këta fëmijë.