Lajme Zone
Rama: Nuk keni kërkuar dialog. Kryeministri për protestën 135 ditore: Kam dëgjuar burg ose dorëheqje, nuk trokitët te dera ime
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama: Nuk keni kërkuar dialog. Kryeministri për protestën 135 ditore: Kam dëgjuar burg ose dorëheqje, nuk trokitët te dera ime

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë protestës 135 ditore, protestuesit nuk kanë kërkuar dialog me të.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë protestës 135 ditore, protestuesit nuk kanë kërkuar dialog me të.

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se prej tyre ka dëgjuar fjalët, burg ose dorëheqje.

Sipas kreut të qeverisë, ata nuk trokitën te dera e tij për të dialoguar. “Thonë që nuk u dëgjuan. Unë u kam dëgjuar çdo ditë, ose në burg, ose në litar. Kam dëgjuar nuk ka dialog, vetëm dorëheqje. Nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë. Asnjëherë nuk keni trokitur te dera. Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë, por si të iki unë? E kam dëgjuar me shumë kujdes, por kemi dalë me mësime, po i vëmë në jetë sot që flasim, një nga një. Për Zvërnecin, të gjitha dokumentet janë online. Të gjitha do të jenë transparente. E thashë, shumëkush nuk doli atje për Zvërnecin, doli për halle dhe probleme të tjera. Pikërisht pse i kemi dëgjuam dhe kemi reflektuar”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Rama