Lajme Zone
Rama nga pushimet: Zjarri në Krujë nuk ishte tragjik!
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Rama nga pushimet: Zjarri në Krujë nuk ishte tragjik!

Nga plazhet e jugut, kryeministri i cili hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West, ka reaguar për zjarrin masiv që përfshiu Krujën, duke e cilësuar betejën si të jashtëzakonshme dhe duke theksuar se bilanci përfundoi me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar. Një deklaratë që mund të tingëllojë qetësuese nga distanca, por për familjet që panë flakët të hynin në oborre, iu afruan banesave, magazinave dhe Spitalit të Krujës, nata e kaluar nuk ishte aspak një bilanc për t’u përmbledhur me një magazinë. Qindra banorë u evakuuan dhe shumë prej tyre përjetuan orë frike, ndërsa zjarrfikësit luftuan për orë të tëra që flakët të mos merrnin më shumë.

Nga plazhet e jugut, kryeministri i cili hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West, ka reaguar për zjarrin masiv që përfshiu Krujën, duke e cilësuar betejën si të jashtëzakonshme dhe duke theksuar se bilanci përfi me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar. Një deklaratë që mund të tingëllojë qetësuese nga distanca, por për familjet që panë flakët të hynin në oborre, iu afruan banesave, magazinave dhe Spitalit të Krujës, nata e kaluar nuk ishte aspak një bilanc për t’u përmbledhur me një magazinë. Qindra banorë u evakuuan dhe shumë prej tyre përjetuan orë frike, ndërsa zjarrfikësit luftuan për orë të tëra që flakët të mos merrnin më shumë.

Rama vlerëson me të drejtë zjarrfikësit, ushtarakët dhe policinë për heroizmin e tyre, por ironia është se heronjtë që ai lavdëron sot janë pikërisht ata që përballen me flakët në terren, mes tymit, lodhjes dhe kushteve të vështira. Ndërsa kryeministri flet për “aftësi të spikatur profesionale” dhe për faktin se Shqipëria shmangu një bilanc tragjik, pyetja është nëse shteti po u jep këtyre njerëzve mjetet, pajisjet dhe kushtet që meritojnë. Sepse për zjarrfikësit dhe banorët e Krujës, rreziku nuk ishte statistikë dhe as një numër në bilancin e mëngjesit.

Dhe ndërsa Rama e krahason situatën me zjarret në Europë, banorët e Krujës mund të pyesin fare thjesht: a duhet të digjet një lagje e të ketë viktima që një zjarr të konsiderohet “tragjik”? Fakti që nuk pati viktima është padyshim lajm i mirë dhe meritë e atyre që luftuan në terren, por kjo nuk e fshin frikën e qindra familjeve dhe as sakrificën e zjarrfikësve. Në fund, ndoshta meritën më të madhe nuk e kanë ata që sot komentojnë nga distanca, por ata që mbrëmë u futën përballë flakëve dhe bënë gjithçka që “bilanci” të mos bëhej tragjik.