Kryeministri Edi Rama ka vizituar Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, qytetin historik ku në vitin 1908 u hodhën themelet e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.
Gjatë vizitës, Rama u njoh nga afër me këtë trashëgimi të rëndësishme kombëtare, e cila simbolizon identitetin, kulturën dhe bashkimin e shqiptarëve.
Shtëpia e Alfabetit mbetet një dëshmi e çmuar e historisë kombëtare, duke ruajtur kujtesën e Kongresit të Manastirit dhe duke përcjellë ndër breza rëndësinë e gjuhës shqipe. “Në Ballkan ka plot shtëpi ku burra të rëndësishme janë ulur pas një oxhaku për të vendosur për një luftë për një kufi, derisa këtu në këtë shtëpi 118 vite më parë njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri tjetrit. Në fund Kongresi pranoi dhe i hapi rrugën një tjetër ulje rreth oxhakut shumë dekada më vonë”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Ramamaqedonia e veriut

