Lajme Zone
Rama në podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA 2025, fryt i një pune të gjatë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rama në podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA 2025, fryt i një pune të gjatë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer podcastin e tij “Flasim”, kushtuar arsimit dhe rezultateve të Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025.

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer podcastin e tij “Flasim”, kushtuar arsimit dhe rezultateve të Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025. Në episodin e parë të sezonit të ri, të titulluar “Të reja nga shkolla”, Rama u ndal te nisja e vitit të ri shkollor dhe te ecuria e sistemit arsimor, duke e cilësuar përmirësimin e rezultateve në PISA si një tregues të punës së bërë ndër vite. “Një episod i cili nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfjnë pushimet, por po përfjnë dhe përgatitjet e vitit dhe po nis një vit i ri arsimor. Nga ana tjetër nuk mund të rri sot pa e shfrytëzuar edhe këtë rast për të nënvizuar kënaqësinë e jashtëzakonshme për rezultat e testit PISA 2025. Rezultate të cilat janë fryt i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, i një përpjekje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës, as cilësinë e teksteve por cilësinë e administrimit të shkollave. Rezultatet e PISA më parë nuk kanë qenë të tilla”. Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka bërë një progres të ndjeshëm në renditjen rajonale, duke kaluar nga fundi në krye të klasifikimit të Ballkanit Perëndimor për matematikën. “Shqipëria e filloi këtë ngjitje drejt majës së klasifikimit në Ballkanin Perëndimor. Ishim të fundit. Sot jemi të parët në matematikë.”