Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në qytetin e Korçës, për të marrë pjesë në seancën dëgjimore publike me qytetarët në kuadër të takimeve për Reformën Administrativo-Territoriale.
Rama është parë duke hyrë në godinën e teatrit “Andon Zako Çajupi” ku do të mbahet dëgjesa, ndërsa shoqërohet nga kryeparlamentari Niko Peleshi.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë ndryshimi i propozuar për Bashkinë Maliq, që sipas një prej propozimeve të PS-së do të shkrihet dhe do t’i bashkohet Bashkisë Korçë. Ky propozim ka ngjallur reagime dhe debate të shumta. Po ashtu, gjatë konsultimit publik do të trajtohen edhe ndryshime të tjera që mund t'i ndodhin hartës për juglindjen./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

