Lajme Zone
Gjyqi në Hagë, Smith: Prokuroria nuk provoi sulmin e përhapur kundër popullatës civile
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjyqi në Hagë, Smith: Prokuroria nuk provoi sulmin e përhapur kundër popullatës civile

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Sipas rendit të shpalljes, fillimisht pritet të lexohet aktgjykimi për Hashim Thaçin, më pas për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe në fund për Jakup Krasniqin. Për secilin prej tyre, gjykata do të shqyrtojë në mënyrë individuale përgjegjësinë për akuzat e ngritura në këtë proces. Hashim Thaçi në seancë Trupa gjykuese në Hagë, e kryesuar nga gjyqtari Charles Smith tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë me prova ligjore akuzën për krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Më parë gjyqtari Charles Smith tha në hapje të procesit, se ky gjyq “nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës” dhe “nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur”, duke sqaruar se gjykimi lidhet vetëm me akuzat e ngritura ndaj katër të pandehurve.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur. Kjo çështje nuk ka të bëjë me veprimet e forcave ushtarake serbe. Ka të bëjë vetëm me pretendimet për veprimet e kryera nga të akuzuarit. Përgjegjësia është vetëm personale“, tha ai.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në thelb, gjykata duhet të vendosë nëse Prokuroria ka arritur të provojë, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, përgjegjësinë penale individuale të secilit prej tyre.

Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burg për secilin, por kjo është vetëm kërkesa e saj dhe jo dënimi që do të japë domosdoshmërisht gjykata.

Vendimi shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.

Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka qenë një nga më voluminozët e zhvilluar nga Dhomat e Specializuara. Gjatë gjykimit janë dëgjuar rreth 270 dëshmitarë, janë administruar 5.467 prova materiale dhe mbi 29 mijë faqe transkripte. Vetë trupi gjykues ka pranuar se ky volum i madh provash ndikoi në kohën e gjatë të vendimmarrjes.

Sipas rendit të shpalljes, fillimisht pritet të lexohet aktgjykimi për Hashim Thaçin, më pas për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe në fund për Jakup Krasniqin. Për secilin prej tyre, gjykata do të shqyrtojë në mënyrë individuale përgjegjësinë për akuzat e ngritura në këtë proces.bie akuza për ‘krime lufte’ Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Seanca ndaj krerëve të UÇK-së, kryegjyqtari amerikan: Dëshmitarët janë frikësuar, kanë ndryshuar deklaratat për sigurinë e familjarëve 16 Shtator 2026, 10:3510:35Kosova Seanca në Hagë/ Kryegjyqtari rendit akuzat ndaj ish-krerëve: Po gjykojmë individët, jo luftën e UÇK-së 16 Shtator 2026, 10:3210:32Kosova Haga nis leximin e vendimit ndaj krerëve të UÇK-së, gjyqtari kryesor hap seancën me paralajmërim: Ruani qetësinë! 16 Shtator 2026, 10:1610:16Kosova Haga para verdiktit për ish-krerët e UÇK-së, Keith Self: Mos lejoni anshmërinë politike 16 Shtator 2026, 10:2310:23Kosova Haga jep verdiktin për Thaçin, a do të tronditet politika e Kosovës? 16 Shtator 2026, 09:5809:58Kosova Sot shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, familjarët flasin para gjyqit: Katër liderët se do lirohen 16 Shtator 2026, 09:5209:52Kosova