Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Rama në Këshillin Europian të Korporatave në New York: Paqja, kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur


Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave në New York.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave në New York.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo platformë tregon paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

Kreu i qeverisë shtoi se ka shumë gjëra që duhen kuptuar dhe diskutuar me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë” Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Dua të them se është një nder dhe privilegj i vërtetë t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur. Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh; dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Rama