Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku merr pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë. Këtë të shtunë, Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në debatin me temë “Mesdheu i zgjeruar”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Diskutimi do të moderohet nga ish-Kryeministri italian Paolo Gentiloni, aktualisht President i Këshillit Këshillimor të EIB Global. Punimet e së shtunës nisin në orën 08:30, ndërsa përpara panelit Rama-Plenković është parashikuar një ndërhyrje e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa. LEXO EDHE:Pamje nga puna për rilindjen e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan, Rama: Thesar i çmuar i Dropullit (VIDEO) Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale, siguria dhe mbrojtja evropiane, si dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Andrej Plenkovic itali edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 3490 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

