Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama në burg, duam ndryshime kushtetuese!” – Protestuesi me tone të forta: Të bashkohemi këtu! Zgjidhja nuk vjen nga diskutimet në tavolina


Gjatë ditës së 98-të të revoltës përpara godinës së Kryeministrisë, aktivistët kanë lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe turmës së deputetëve të mazhorancës, duke sulmuar ashpër edhe nismën e fundit politike të ekzekutivit për platformën “Pasqyra Albania”.

Gjatë ditës së 98-të të revoltës përpara godinës së Kryeministrisë, aktivistët kanë lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe turmës së deputetëve të mazhorancës, duke sulmuar ashpër edhe nismën e fundit politike të ekzekutivit për platformën “Pasqyra Albania”. Nga platforma e fjalimeve, aktivisti deklaroi se deputetët e mazhorancës janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë me nisma fiktive, vetëm sepse qytetarët po i refuzojnë në terren. “Rama ka shpërndarë zagarët e tij deputetë për të prezantuar në Shqipëri platformën ‘Pasqyra’, ku ata shohin veten e tyre dhe korrupsionin e tyre sepse qytetarët nuk i presin ata! Të erdhi fundi! Nuk është hera e parë që kryeministri ynë i papërgjegjshëm bëhet qesharak në mbledhjet që zhvillohen në Europë, sepse tregon papërgjegjshmërinë e tij në qeverisje,” – u shpreh aktivisti. Më tej, ai i bëri thirrje qytetarëve dhe grupimeve të ndryshme që të braktisin debatet e mbyllura dhe të përqendrojnë të gjithë energjinë në rrugë, duke kërkuar jo vetëm largimin e kryeministrit, por edhe rithemelimin e sistemit politik në vend. “Ka ardhur momenti të bashkohemi edhe më shumë. Nuk mjaftojnë diskutimet në tavolina, duhet të jemi këtu të bashkuar për qëllimin e madh: të largojmë këtë kryeministër të korruptuar! Rama në burg, Berisha në burg! Ne kërkojmë jo vetëm largimin e këtij të korruptuari, por kërkojmë ndryshime themelore kushtetuese në Shqipëri!” – përfi ai mes brohoritjeve të sheshit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb