I riu në protestën e 66 kundër kryeministrit Edi Rama theksoi se shqiptarët janë të vendosur dhe se nuk do të heshtin më përballë padrejtësive. Ai nënvizoi se rinia është e vendosur dhe se nuk do të largohet nga sheshi deri në largimin e Ramës. “Na ka quajtur hajvanë sorra e korba…E më pas na i sjell serbët në Shkodër…Vëllezërit tanë i shpall armiq, duke folur për shqiptarët e RMV e Kosovës. Midis nesh e miliona shqiptarëve që e mbështesin këtë protestë ekziston një dallim i thellë moral, ai për të mbrojtur veten është i gatshëm ta djegë Shqipërinë, ndërsa ne duam ta mbrojmë nga këto shushunja që i kanë pirë gjakun… E plaçkitën Shqipërinë si një madh pa zot…Ne duam të djegim Edi Ramën politikisht, t’i japim fund këtij regjimi që e ka mbytur Shqipërinë që prodhon vetëm emigrantë nga Pakistani, Indonezia, Bangladeshi…”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
