Kryeministri Edi Rama mori pjesë me ftesë të komunitetit shqiptar në një takim me diasporën në Michigan të SHBA.
Fjalimin para shqiptarëve nga ana tjetër e oqeanit, kryeministri e nisi jo rastësisht me flamingon, shpendin që si në Michigan, ashtu dhe në Shqipëri u shfaq këtë verë si një simbol që ktheu Tiranën në qendër të një debati ndërkombëtar politik, por nxori në pah nivelin e ri ku ka arritur zhvillimi i shqiptarëve.
“Askush nuk ia merrte mendja se një shpend do ta kthente Shqipërinë në një adresë debatesh shumëplanëshe. Por përtej këtij të fundit që e globalizoi flamingon, pati diçka shumë domethënëse që tërhoqi jo vetëm vëmendjen e Shqipërisë, por edhe jashtë saj në Diasporë. Por deri dje Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe bota as nuk e shihte, ndërsa shqiptarët as nuk mund ta shihnin, sepse jeta në Shqipëri s’ka edhe më keq. Ndërsa sot janë me një qasje të re, ka edhe më mirë dhe këtë qasje e vulosi ai manifestim.” Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Megjithatë, si Berisha, edhe Rama në këtë takim nuk u shpëtoi dot flamingove. Vetëm se flamingot që protestonin jashtë për Ramën, ishin të vjetër në moshë dhe nuk përfunduan të dhunuar si të rinjtë që protestuan ndaj Berishës në Nju Jork.
“Përpara se të vija këtu dëgjova që disa shqiptarë të këtij komuniteti kishin bërë thirrje për të protestuar me rastin e vizitës time. Natyrisht që është e drejta e tyre, por do kisha dëshiruar që të ishin këtu edhe ata, përballë meje, që kundërshtitë t’i thoshin me zë dhe përgjigjet t’i dëgjonin me zë.”
Pas disa samiteve radhazi dhe mundësimit për herë të parë të votës së emigrantëve, Rama deklaroi se Shqipëria do ta çojë në një tjetër nivel ndërlidhjen e saj me diasporën.
“Shqipëria ka nevojë për të pasur shumë më tepër dije lidhur me shqiptarët jashtë atdheut dhe shqiptarët jashtë atdheut kanë nevojë që të kenë shumë më tepër akses në Shqipëri dhe për këtë arsye ne po krijojmë regjistrin kombëtar të Diasporës që është një sportel unik, ku çdo shqiptar i botës ta gjejë shtetin e vet me një klik.”
Strategjia Kombëtare për Diasporën 2030 ecën paralelisht me objektivin kombëtar të anëtarësimit në BE.
Këtë herë Rama u shpreh i bindur se Shqipëria nuk synon të jetë vetëm një prani në BE, por anëtare me të drejta të plota.
“Shqipëria që sot është në fazën kur, pasi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, po fillon pak nga pak të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve, me synimin që në vitin 2030 të mbarojë gjithë historia e gjatë e përpjekjes për t’u bashkuar me Europën dhe Shqipëria të jetë në të njëjtën tryezë, por jo vetëm si prani, por si një shtet me të drejta të barabarta dhe me një pozicion të barabartë në tryezën e përbashkët të familjes së Europës së bashkuar.”
Provën e parë të pranisë më afër të Shqipërisë në diasporë, Rama e dha duke njoftuar hapjen e një konsullate shqiptare në Michigan, shteti i dytë me më shumë shqiptarë pas Nju Jorkut në SHBA.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet bashkimi europianmichiganSHBA

