“Apeli duhet të hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Speciale”, kështu u shpreh avokati Edmond Petraj në një intervistë në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, ndërsa komentoi vendimin e Hagës , e cila dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.
Ai tha se Gjykata ka treguar paaftësi dhe se vendimi duhet zhbërë.
“Vendimi është shumë i mangët të gjithë janë dënuar pa prova. Në Apel mendoj se duhet të ndryshojë por duhet bërë një raport i detajuar. Por është një Gjykatë që lë jashtë mase për të dëshiruar. Të gjithë raportin që nga Dick Marty dhe vlerësimi i inicuesëve për të dalë në rezolutë dhe mënyra si u ndërhy , ka shkelje të rënda të qëllimit përse u ngrit ajo gjykata. Sepse kishte qëllim ta zhbënte dhe ta kthente viktimën në kriminel. Një grup i specializuar juristësh duhet t’i vendosë para përgjegjësi”, tha ai. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Petraj u shpreh kritik edhe ndaj Donika Gërvallës, duke thënë se fabrikoi dëshmi të rreme ndaj UÇK.
Sipas tij, Gërvalla i ka cilësuar krerët e UÇK-së kriminelë dhe se ka shpifur ndaj tyre.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edmond Petraj

